Zyra e shtypit të BE-së deklaroi se, “Komisioni Evropian dhe Komisioneri personalisht mbeten shumë të angazhuar për të vazhduar punën me Shqipërinë në rrugën e saj për në BE, duke përfshirë edhe Dialogun e Nivelit të Lartë, i cili ishte nisur me sukses vitin e kaluar për të ndihmuar Shqipërinë në procesin e integrimit evropian”.
Në takimin e shkuar mes Fyles dhe Ramës, komisioneri për zgjerim vuri në dukje disa pika të rëndësishme si lufta kundër korrupsionit dhe vendosshmëria kundër luftës me krimin. Vazhdimi i seancës së dytë të dialogjeve të nivelit të lartë, bëhet në funksion të përshpejtimit të bisedimeve për të arritur statusin e vendit kandidat.
Redaksia Online
(ak/Shqiptarja.com)