Fyle sot në Beograd, nesër në
Prishtinë për "Marrëveshjen"
Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Stefan Fyle nis sot vizitën në Beograd në kuadër të së cilës do të takojë dhe bisedojë me krerët e shtetit mbi hapat e ardhshëm të Serbisë në rrugën drejt BE-së dhe zbatimin e marrëveshjes së Brukselit me Prishtinën. Ndërkaq, nesër Fyle do të vizitojë edhe Prishtinën.
PRISHTINË - BEOGRAD - Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Stefan Fyle nis sot vizitën në Beograd në kuadër të së cilës do të takojë dhe bisedojë mekrerët e shtetit mbi hapat e ardhshëm të Serbisë në rrugën drejtë BE-së dhe zbatimin e marrëveshjes së Brukselit me Prishtinën. Ndërkaq, nesër Fyle do të vizitojë edhe Prishtinën, bëjnë të ditur mediat në Kosovë.
Fyle pritet të bisedojë me presidentin e Serbisë, me qeverinë dhe anëtarët e parlamentit mbi situatën aktuale dhe hapat e ardhshëm lidhur me fazën e re në të cilën po hyn Serbia në negociatat për përafrim me BE dhe vendimin e Këshillit të Evropës prej 28 qershorit mbi hapjen e negociatave.
Stefan Fyle po ashtu pritet të prezantojë në Beograd strukturat e domosdoshme, që duhet të ketë vendi për procesin e negociatave dhe do të parapërcaktojë prioritetet për axhendën evropiane të Serbisë – vazhdimin e reformave, zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit me Prishtinën, rolin rëndësishëm në rajon dhe promovimin e pajtimit.
Vizita e komisionerit të BE do të jetë simbolikisht hyrje në fillimin e analizës krahasuese të harmonizimit të dispozitave të Serbisë me virtytet juridike të BE, të ashtuquajturin skrining, që formalisht do të nisë në shtator ose tetor.
Me të në Beograd arrijnë edhe misioni teknik i Komisionit Evropian (KE), i cili të enjten, kur Fyle do t'u drejtohet ligjvënësve serbë, të gjithë sekretarëve të shtetit dhe ekspertëve për integrime evropiane do t’u japë direktivat e para për hartimin e strukturës negociatore.
Të enjten Fyle pritet të vizitojë edhe Prishtinën, ku do të takohet me përfaqësuesit më të lartë shtetërorë, por gjithashtu me një fjalë rasti do t'u drejtohet edhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4374
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Partizani/ Kushtetuesja rrëzon pretendimet e Malltezit për proces të parregullt ligjor: Arresti në shtëpi, pas dyshimeve të arsyeshme për përfshirjen e tij në aferë
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29