Fyle:Vij në Tiranë për reformat

Fyle:Vij në Tiranë për reformat
BRUKSEL- Politika shqiptare mundi të arrinte gjithpërfshirjen dhe ne jemi gati të ndihmojmë Shqipërinë. Mesazhet optimiste nga Brukseli vijnë përmes komisionierit Fyle I cili pritet të vizitojë Tiranën në 3 Maj. Pak para kësaj vizite Fyle nuk kursen optimizimin per konsesusin e deritanishëm të arritur nga politika shqiptare, por dhe apelin që konsesusi të vazhdojë. Fyle përshendet konsesusin e arritur për kryerjen e reformave, zgjedhjen e avokatit të popullit, miratimin e ligjeve me tre të pestat. “ Mungesa e gjithëpërfshirjes është parë si një vetëplagosje këtu në Bruksel. Por në nëntor u tregua një mirëkuptim nga të gjithë palët e interesuara në Shqipëri , të cilat ripërtëritën angazhimin për proçesin europian. Që atëherë, ne kemi vërejtur që ky angazhim ka sjellë frytet e tij duke përforcuar karakterin e gjithëpërfshirjes të reformave dhe hapave që janë të nevojshme për vendin për të ecur përpara. Ka patur një periudhë shumë intensive muajt e fundit midis Shqipërisë dhe Komisionit Europian: Plani i veprimit, avokati i popullit, janë aprovuar ligjet me tre të pestat. Gjërat nuk janë ndoshta perfekte, por gjërat janë duke ecur pa dyshim në drejtimin e duhur” ka deklaruar komisioneri Fyle.
I pyetur sot nga gazetarët në Bruksel Fyle vecon tre aspektet kryesore të vizitës së tij në Tiranë
“Nuk po shkoj në Shqipëri për të folur për çështjet dhe problemet e të shkuarës, por për të shprehur përgëzimin që politikanët po shënojnë arritje lidhur me pritshmërinë jo vetëm të Brukselit, por edhe të vetë qytetarëve shqiptarë. Së dyti, dua të shoh se ku jemi sot, nëse e shohim progresin e deritanishëm dhe çështjet që mbeten të hapura njësoj. Dhe së treti, dua të konfirmoj atë që do quaja udhërrëfyesin, që shpresoj do ta çojë Shqipërinë brenda këtij viti në një etapë më të lartë të agjendës së zgjerimit”-shprehet Fyle.

Gjatë vizitës së tij ne Tiranë Fyle pritet të takohet me Presidentin Topi, kryeministrin Berisha, Ministren e Integrimit Bregu, Ministrin e Jashtëm Haxhinasto, liderin e opozitës Edi Rama. Ndërkohë që do të mbajë një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë. (ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

EasyPay: Arrihet Licenca e parë për Bankingun e Hapur në Shqipëri dhe Ballkan

EasyPay: Arrihet Licenca e parë për Bankingun e Hapur në Shqipëri dhe Ballkan