Fyle viziton sot Tiranën
Ja axhenda e takimeve

Fyle viziton sot Tiranën<br />Ja axhenda e takimeve
TIRANË – Kryekomisioneri Stefan Fyle viziton sot Tiranën për një vizitë disa orëshe. Sipas axhendës paraprake, Fyle do të mbërrinte në Tiranë pak përpara mesnatës së të mërkurës.

Sipas zyrës së KE në vendin tonë Fyle vjen për të diskutuar përpjekjet për reformë dhe progresin në agjendën e Bashkimit Evropian me autoritetet shqiptare. Gjatë qëndrimit të tij një ditor në Tiranë, ai do të takohet me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, Kryeministrin Sali Berisha, Ministrin e Jashtëm dhe Zëvendës Kryeministrin Edmond Haxhinasto, Avokatin e Popullit, Igli Totozani dhe Kryetarin e opozitës dhe të Partisë Socialiste Edi Rama. Komisioneri Fyle gjithashtu do të flasë në Kuvend, duke iu drejtuar anëtarëve të parlamentit mbi tema të rëndësishme për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Kjo vizitë vjen në vijim të një sërë takimesh intensive mes Komisionit Europian dhe përfaqësuesve shqiptarë, duke përfshirë takimet ndërmjet Komisioneri Fyle Ministrin e Jashtëm dhe Zëvendës Kryeministri, n Haxhinasto dhe Ministren e Integrimit Evropian, Majlinda Bregu në mars. Hera e fundit që Komisioneri Fyle vizitoi Tiranën ishte më 30 mars 2011.

TAKIMET
Takimin e parë do ta nisë në orën 08.15 me kreun e PS Edi Rama. Më pas në 9.30 minuta do të drejtohet në selinë e Këshillit të Ministrave ku do të takohet me kryeministrin Berisha. Në orën 10.00 është parashikuar konferenca e përbashkët për shtyp Berisha – Fyle. Pas takimit me gazetarët, zyrtari i lartë i Komisionit Europian pritet të takojë Presidentin e Republikës, Bamir Topi rreth orës 12.40 minuta. Ndërsa  në mesditë është parashikuar të takojë kryeparlamentaren Topalli dhe të mbajë fjalimin e tij në Kuvend, në seancën plenare. Në orën 11.40, pak përpara fjalës në Kuvend, Fyle do të takohet me kryediplomatin shqiptar Edmond Haxhinasto.
Ndërkohë, po sot Tiranën zyrtare pritet ta vizitojë edhe presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç me ftesë të homologut të tij shqiptar, Bamir Topi.

FYLE: VIJ PËR REFORMAT
Pak para vizitës në Tiranë, Fyle nuk kursen optimizimin për konsesusin e deritanishëm të arritur nga politika shqiptare, por dhe apelin që konsesusi të vazhdojë. Fyle përshendet konsesusin e arritur për kryerjen e reformave, zgjedhjen e avokatit të popullit, miratimin e ligjeve me tre të pestat. “ Mungesa e gjithëpërfshirjes është parë si një vetëplagosje këtu në Bruksel. Por në nëntor u tregua një mirëkuptim nga të gjithë palët e interesuara në Shqipëri , të cilat ripërtëritën angazhimin për proçesin europian. Që atëherë, ne kemi vërejtur që ky angazhim ka sjellë frytet e tij duke përforcuar karakterin e gjithëpërfshirjes të reformave dhe hapave që janë të nevojshme për vendin për të ecur përpara. Ka patur një periudhë shumë intensive muajt e fundit midis Shqipërisë dhe Komisionit Europian: Plani i veprimit, avokati i popullit, janë aprovuar ligjet me tre të pestat. Gjërat nuk janë ndoshta perfekte, por gjërat janë duke ecur pa dyshim në drejtimin e duhur” ka deklaruar komisioneri Fyle.

“Nuk po shkoj në Shqipëri për të folur për çështjet dhe problemet e të shkuarës, por për të shprehur përgëzimin që politikanët po shënojnë arritje lidhur me pritshmërinë jo vetëm të Brukselit, por edhe të vetë qytetarëve shqiptarë. Së dyti, dua të shoh se ku jemi sot, nëse e shohim progresin e deritanishëm dhe çështjet që mbeten të hapura njësoj. Dhe së treti, dua të konfirmoj atë që do quaja udhërrëfyesin, që shpresoj do ta çojë Shqipërinë brenda këtij viti në një etapë më të lartë të agjendës së zgjerimit”, u shpreh Fyle.
(aq/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Media: Armëpushimi në  Liban do të shpallet sonte pas orës 22:00

Media: Armëpushimi në Liban do të shpallet sonte pas orës 22:00