Gërdeci, lirohet Ylli Pinari
vetëm dy ende prapa hekurave
Ylli Pinari njëri nga të dënuarit nga gjykata e Tiranës për tragjedinë e Gërdecit, ka dalë nga burgu duke fituar lirinë me kusht.
TIRANE- Ylli Pinari njëri nga të dënuarit nga gjykata e Tiranës për tragjedinë e Gërdecit, ka dalë nga burgu duke fituar lirinë me kusht.
Vendimi është marrë dje në mesditë nga gjyqtari Petrit Çomo, i cili vendosi ti pezullojë dënimin e mbetur prej dy vjet e tre muaj e 5 ditë burg Ylli Pinarit, duke e vendosur këtë të fundit me shërbim prove prej 3 vjetësh.
Në vendimin e saj gjykata shprehet se: ”Urdhërohet pezullimi i pjesës të mbetur pa vuajtur të dënimit prej 2 vjet e 3 muaj e 5 ditë burgim, për një kohë prove prej 3 vjetësh, me kusht që gjatë kësaj kohe i dënuari mos të kryejë vepër tjetër penale.
Në aplikim të neneve 60/1 e 61 të Kodit Penal detyrohet i dënuari Ylli Pinari, që gjatë kohës së provës të ushtrojë një veprimtari profesionale, si dhe të mbajë kontakte më shërbimin e provës. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të denuarit Ylli Pinari nga IEVP “Ali Demi” (Burgu 325), Tiranë, në qoftëse nuk mbahet i ndaluar, i arrestuar, apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale”. Ylli Pinari kishte dorëzuar kërkesën në fund të 2013-s.
Në vendimin e marrë dje ka ndikuar edhe sëmundja e të ëmës së Pinarit. Më 13 shkurt 2013 Gjykata e Apelit e Tiranës dha vendimin përfundimtar duke e dënuar me 15 vjet burg Ylli Pinarin. Një pjesë e këtij dënimi ishte kryer gjatë qëndrimit në burg dhe në masën e arrestit shtëpiak, që gjykata e Tiranës kishte caktuar për ish-drejtorin e MEICO Ylli Pinari. Duke përllogaritur këto ditë Ylli Pinarit i ngeleshin pa kryer edhe 2 vjet e 3 muaj burg.
Pinari ka marrë 1 herë ulje dënime. Kërkesa ishte depozituar në datën 13 dhjetor 2013 dhe mbante numrin 1934. Për tragjedinë e Gërdecit ishin 29 të pandehur, ndërsa përgjegjësit kryesorë ishin ish-drejtori I fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec, "AlbaDemil", Mihal Delijorgji, Dritan Minxholli, administrator i fabrikës "Albademil" dhe Ylli Pinari ish-kreu i ndërmarjes MEICO-s.
Shkrimi u publikua sot (04.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
43.3%
-
Gafë
51.8%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 5177
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gripi Shpendëve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra në Zall Herr, Nartë, Paskuqan dhe Karavasta! Situata në kontroll dhe nën monitorim
10 Janar, 09:39
-
Urdhër arresti i Hagës është i pavlefshëm, Netanyahu merr ftesë për të shkuar në Poloni për përkujtimin e Holokaustit
10 Janar, 09:35
-
Shiste kokainë, arrestohet 32-vjeçari në Pogradec-Qafë Thanë! Dozat iu gjetën në automjet (EMRI+VIDEO)
10 Janar, 09:30
-
Durrës/ Zbulohet ambienti ku ushtrohej prostitucioni, në kërkim dy tutoret nga Kina! Shfrytëzonin dy kineze të tjera
10 Janar, 09:20
-
GOLAT/ Fitore ‘me dhunë’, Real Madrid mposht 3-0 Mallorcan dhe gjen Barçën në finalen e Superkupës së Spanjës
10 Janar, 09:20
-
Trump shikon një takim të afërt me Putin: Ai dëshiron të takohemi dhe po vendosim
10 Janar, 09:12
-
Vijon puna në kantierin e rrugës Shirokë–Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimin e turizmit në zonë
10 Janar, 09:10
-
Magnezi apo Kalciumi? Cili është më i rëndësishëm për kocka të forta
10 Janar, 09:01
-
VIDEO/ Dëmtimi i rëndë, Armando Brojës iu dha oksigjen në fushë! Trajneri: Duket keq, kemi shpresa
10 Janar, 08:43
-
Media italiane 'Volo Scontato': Shqipëria mes destinacioneve evropiane që nuk duhen humbur në 2025
10 Janar, 08:37
-
Sa i përket punës, këto ditë do të merrni një lajm të mirë, horoskopi për sot
10 Janar, 08:30
-
Aksident i trefishtë në aksin Lezhë- Milot, dy makina përplasen me autobusin e nxënësve, s'ka të lënduar
10 Janar, 08:17