Gështenja,burim mikroelementesh

Gështenja,burim mikroelementesh
Nutricionistët e konsiderojnë një frut vërtet magjik. Ka shije të shkëlqyeshme, me plot vitamina, minerale, është ushqyese, tretet lehtë, e përshtatshme për ushqim të të moshuarve dhe të fëmijëve. Me gjashtë deri 10 miligramë të fibrave të patretshme në 100 gramë, frutat aromatike me mbështjellës me ngjyrë kafe të errët klasifikohen në mesin e artikujve ushqimore me përmbajtje më të madhe të këtyre substancave. Kombinimi i kalciumit dhe fosforit i forcon dhëmbët dhe kockat, kurse gështenja e butë është e mirë për sistemin nervor.

PËRBËRËSIT

Gështenja, bën pjesë në grupin e arrorëve, por në ndryshim nga arrat dhe bajamet, përmban nivel më të ulët të yndyrave dhe është i vetmi i këtij grupi që përmban vitaminën C. Gështenja përmban edhe shumë minerale, si kalium, fosfor, kalcium, magnez dhe hekur. Gjithashtu, përmban vitamina të grupit B, si edhe vitaminat e A, C. Meqenëse gështenja është e pasur me kalium, ndihmon gjatë mjekimit të sëmundjeve të veshkave dhe të gjakut. Kurse gështenja e zierë ka shumë përbërje minerale, ndërsa gështenja e pjekur ka vlerë më të madhe energjike, proteina, si dhe dyfish karbohidrate. Gështenja e egër, përkatësisht fruti dhe lëvozhga e saj, kanë zbatim të gjerë në mjekësinë alternative.
Ai përdoret për mjekim të reumatizmës, përdoret si diuretik, për uljen e ënjtjeve dhe infektimeve të ndryshme. Sidomos përdoret edhe në përbërjen e shumë preparateve kozmetike për lëkurën e flokëve dhe fytyrës, për shkak të efekteve të saj qetësuese mbi organizmin.

Gështenja duke qenë se është e pasur me vitamina, minerale dhe tretet lehtë është e përshtatshme për ushqimin e të moshuarve dhe të fëmijëve. Meqenëse gështenja është e pasur me kalium, por nuk përmban shumë natrium, rekomandohet në dietën e të sëmurëve me çrregullime të veshkave dhe të gjakut. Gështenja përdoret edhe në ushqim nga prodhimet e saj prodhohet edhe mielli, i cili i përzier me miellin e drithërave jep bukë dhe pjekurina ushqyese. Mielli është i pasur me sasi te mjaftueshme të sheqerit që krijohen në frutën e thatë. Fruta e gështenjës është e pasur edhe me kalcium, kalium, ndërsa përmban dhe fosfor, hekur dhe me shumicë vitaminave B.


MIKROELEMENTËT
Gështenja gjithashtu është e pasur me burim mikroelementesh, i cili është shumë i dobishëm për shëndetin, pasi mund të parandalojnë shumë sëmundje. Kërkime të shumta kanë vërtetuar se ajo zvogëlon kolesterinën e përgjithshme dhe të 'keqe', duke mbrojtur organizmin nga sëmundjet kardiake dhe nga infarkti. Fruti magjik i gështenjës është një burim i shkëlqyer yndyre dhe i vetmi fryt i thatë që përmban përqindje të madhe të acideve yndyrore omega-3 (40 g gështenja janë të mjaftueshme që të mbulojnë nevojat e përditshme). Por, përveçse është burim yndyrash të dobishme, ajo është edhe burim proteinash dhe indesh bimore.

Gështenja ka pak kalori dhe nuk përmban kolesterinë. Edhe pse është një fryt i thatë, ajo ka shumë pak yndyrë dhe pjesa e brendshme e saj është e butë dhe niseshtore, me përqindjen më të lartë të kalorive që vijnë nga sheqernat. Gjithashtu, është e pasur me vitaminë E, vitaminë B3, kalium dhe inde bimore. Sheqernat dhe indet bimore thithen ngadalë duke i dhëne kështu energji organizmit. Në një dallim midis gështenjës së butë dhe asaj të egër është se gështenja e egër nuk hahet për shkak të shijes jashtëzakonisht të hidhur, por duke pasur shumë efektit shërues përdoret në prodhimet e preparateve farmaceutike, kryesisht për shërimin e sëmundjeve të venave. Gështenjat konsumohen kryesisht të pjekura dhe kanë një shije të lehtë dhe të ëmbël.

Shkrimi u publikua sot në gazetë Shqiptarja.com

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë