Gëzon "Zotërinë e Parë" në
mënyrë të jashtëligjshme

Gëzon "Zotërinë e Parë" në <br />mënyrë të jashtëligjshme
Vizitën e Presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga në Organizatën e Kombeve të Bashkuara e ka shoqëruar edhe një debat i nxehtë në lidhje me “Zotërinë e Parë”. Pas shumë kohësh në krye të shtetit më të ri në Ballkan dhe Europë, Jahjaga vendosi që të prezantonte edhe “Zotërinë e Parë” në një mbrëmje gala në Nju Jork. Atifete Jahjaga më në fund shoi kuriozitetin duke prezantuar Astrit Kucin si bashkëshortin e saj.

Kuci si bashkëshort i kreut të shtetit të Kosovës ka përfituar njëkohësisht edhe të gjitha privilegjet që gëzon “Zotëria i Parë”. Ky fakt ka shërbyer si spunto për mediat vendase në Kosovë për të hetuar në lidhje me marrëdhënien e Astrit Kucit me Atifete Jahjagën. Nga hulumtimet e mediave, Astrit Kuçi gëzon të gjitha privilegjet diplomatike, pavarësisht se nuk është ligjërisht i martuar me Jahgajën. Ky fakt bie në kudërshtaim me privilegjet që gëzon Zonja ose Zotëria i parë. Kjo është shkelje e Nenit 22 të Ligjit për Protokollin e Shtetit.

Aty nuk flitet për “Zotërinë e Parë”, por nënkuptohet se në rastin e Astrit Kuçit, po të kishte kurorë me Atifete Jahjagën, do të mund t’i gëzonte privilegjet e “Zonjës së Parë”. Astrit Kuçi vjen nga Suhareka, por as në këtë komunë dhe as në komunën e Prishtinës nuk ka ndonjë dokumentacion në të cilin ai dhe Atifete Jahjaga figurojnë si të martuar. Pra, Kuci, pavarësisht se bashkëjeton me presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga, ai gëzon privilegjet e “Zotërisë së Parë”, ç’ka bie ndesh me protokollin e shtetit, saktësisht nenit 22.

(d.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi