G20, Abbot: Do t’i kërkoj ‘llogari’
Putin për rrëzimin e avionit MH 17 

Kryeministyri australian Tonny Abbot tha se do të përdorë samitin e G20-ës që do të mbahet muajin e ardhshëm në Brisbane për t’i kërkuar ‘llogari’ presidentit rus Vladimri Putin mbi vrasjen e shtetasve australianë në rrëzimin e avionit Malysia Airlines MH17 në Ukrainën lindore.

Akuzat për rrëzimin e avionit nga separatistët e armatosur pro-rusë ndezën thirrjet për të penguar pjesëmarrjen e Putin në takimin e G20-ës, dëshirë kjo që e shprehu hapur edhe kryeministri australian.

Abbot, një ndër kritikët më të ashpër të punëve të Rusisë, tha se nuk kishte fuqi të ndalonte një anëtar të G20 të marrë pjesë, por premtoi se do t’i drejtohej ashpër Putinit.

“Unë do të shkoj të përballem me Putin. Australianët u vranë nga rebelët e mbështetur nga Rusa dhe ne jemi shumë të pakënaqur me këtë. Ne pranojmë që ju nuk dëshironit që kjo të ndodhte, por ne tani kërkojmë plotësisht bashkëpunimin tuaj në hetimet penale dhe drjetësia të vihet në vend.”

Avioni Boeing 777 u rrëzua në muajin korrik në Ukrainën lindore, duke varrë 298 personat dhe ekuipazhin në bord, mes tyre 28 australianë. Kryeministri australian Abbot ka ndjekur linjën më të ashpër kundër Rusisë, akuzuar nga SHBA dhe Perëndimi për mbështetjen e rebelevë në lindje të Ukrainës.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës