G7 rikonfirmon mbështetjen financiare dhe ushtarake për Ukrainën

G7 rikonfirmon mbështetjen financiare dhe ushtarake për Ukrainën

Grupi i shtatë vendeve më të zhvilluara të botës ripohoi mbështetjen e tij për Ukrainën, duke ofruar ndihmë për nevojat urgjente të financimit afatshkurtër dhe ato të rindërtimit afatgjatë. Gjermania do të organizojë një konferencë për rimëkëmbjen ekonomike të Ukrainës në Berlin këtë vit, ndërsa Italia do të jetë mikëpritëse e një konference të ngjashme në 2025.

Të enjten, Sekretari i Shtetit Antony Blinken i tha ministrit të jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba në një takim dypalësh në Kapri të Italisë, ku po mbahet takimi i ministrave të jashtëm të G7-ës, se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuar për të ndihmuar Kievin që të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial nga agresioni i Rusisë, duke përfshirë sulmet e fundit ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

Sulmet e fundit ndaj termocentralit bërthamor në Zaporizhia të Ukrainës kanë rritur shqetësimet për mundësinë e një aksidenti të madh bërthamor. Sekretari Blinken nënvizoi gjithashtu nevojën për një veprim urgjent nga Kongresi amerikan për të miratuar ndihmat për Ukrainën. Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga republikanët pritet të hedhë për votim projektligjin mbi ndihmën për Ukrainën, Izraelin dhe Indo-Paqësorin që të shtunën.

"Në këtë kohë tensionesh, është një shenjë shpresëdhënëse që tani ka sinjale nga republikanët në SHBA se mbështetja për Ukrainën mund të vazhdojë me instensiteti të lartë", tha Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock gjatë një konference për shtypin.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe ministri i jashtëm ukrainas Kuleba më vonë morën pjesë në seancën e ministrave të jashtëm të G7-së, i cili ishte i përqendruar në mbështetjen e Ukrainës.

Stoltenberg tha se aleanca po punon në mënyrë aktive për ta furnizuar së shpejti Ukrainën me sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore. Në Uashington, ministrat e financave të G7-ës përfunduan bisedimet në sfondin e takimeve pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, të cilat filluan këtë javë.

Në një deklaratë, ministrat e financave të G7-ës thanë se po punojnë me Bashkimin Evropian për të "siguruar mbështetje financiare të qëndrueshme" për të mbuluar një pjesë të nevojave financiare të Ukrainës deri në vitin 2027, duke përfshirë mbështetjen për investime dhe qasje në burime financiare.

“Ne përsërisim angazhimin tonë për të mbështetur nevojat afatgjata të rimëkëmbjes dhe rindërtimit të Ukrainës, të cilat Banka Botërore aktualisht vlerëson se mund të arrijnë në pothuajse 486 miliardë dollarë gjatë 10 viteve”, thuhet në deklaratën e përbashkët të ministrave të financave të vendeve të G7-ës./VOA

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:19
Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite

1711786916_olafscholz.JPG

Olaf Scholz 

Sipas kancelarit gjerman Olaf Scholz, lufta në Ukrainë mund të vazhdojë edhe për disa vite të tjera.

"Askush nuk mund të thotë nëse kjo luftë mund të zgjasë edhe pesë vjet”,- tha Scholz gjatë një debati të organizuar nga "Freie Presse" në Chemnitz.

Scholz përsëriti mbështetjen ushtarake të Gjermanisë për Ukrainën.

Në të njëjtën kohë, kancelari gjerman theksoi se është gjithashtu e rëndësishme të kultivohet diplomacia, por që nga fillimi i luftës, presidenti rus Vladimir Putin nuk ka treguar asnjë lëvizje në këtë drejtim.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja