Gabimet mjekësore vepër
penale, Beqaj: Do ta rishikojmë

Gabimet mjekësore vepër<br />penale, Beqaj: Do ta rishikojmë
Brenda këtij muaji do të ndryshojë Kodi Penal edhe për mjekët. Ky është konfirmimi që ka bërë ministri  i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, që nga Shkodra në ditën ndërkombëtare të mbulimit universal shëndetësor. 

"Pa dashur të polemizojë me ndjeshmërinë e personelit shëndetësor në Shkodër lidhur me nevojat për të ndryshuar legjislacionin penal për gabimet në mjekim ka një angazhim jo vetëm timin por edhe të qeverisë prej më shumë se dy muajsh për ta riparë në themel Kodin penal”, u shpreh ministri Beqaj. 

Po në kuadër të ditës ndërkombëtare janë bërë edhe raportimet se 12 mijë qytetarë kanë parandaluar sëmundjet e zemrës, falë check-up- it. Ndërsa për vitin tjetër shërbimi do te shtrihet në të tjera grupmosha, e po ashtu do të bëhet pa pagesë edhe për të pasiguruarit.

"Vitin e ardhshëm e shtrijmë rimbursimin te të gjithë ata që jetojnë në Shqipëri të siguruar ose jo", ka deklaruar Beqaj. 
 
Ministri u përgjigj mjekeve dhe infermiereve të cilët për disa javë kanë protestuar pikërisht për ndryshimin e nenit 96 që dënon me burg mjeket për çdo gabim në mjekim.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit