Gabimet që çuan në qeli kriminelët më të kërkuar në Evropë, ja si u ndoqën 2 shqiptarët pas samitit 3-ditor të drogës në Kolumbi

Gabimet që çuan në qeli kriminelët më të kërkuar në Evropë, ja si u ndoqën 2 shqiptarët pas samitit 3-ditor të drogës në Kolumbi

Pas një takimi të organizuar mes disa trafikantëve më të mëdhenj të drogës, Niko ose el Gordo, hyri në një klub nate në Santa Marta për të festuar blerjen dhe dërgimin me sukses të të paktën një ton kokainë në Francë, pa menduar se ky gabim do ta conte drejt e në qeli.

Mediat e huaja shkruajnë se, trafikantët “e padukshëm” të drogës u kthyen në strehëzat e tyre, në sektorin e 93-të në veri të kryeqytetit kolumbian, për të mbyllur marrëveshje me aleatë të ndryshëm.

Automjetet luksoze që përdornin dhe shumat e çuditshme të parave që lanë në vendet që vizituan ishin gabimet kryesore të bosëve që lejuan autoritetet të kapnin gjashtë prej tyre ditët e fundit.

Falë infiltrimit të një prej hetuesve të Drejtorisë së Investigimit Kriminal dhe Interpol në atë takim, u identifikuan disa bosë të huaj, si Besnik Nikolli alias Niko ose “El Gordo”, shqiptari Lirido Shkurtaj alias Lirido Ajazi alias “Mario” ose polaku Jacek Daëid.

Lirido Ajazi kishte për detyrë mirëkoordinimin dhe dërgesën e drogës nga Kolumbia Valle del Cauca dhe Nariño, përmes kontejnerëve.

Ajazi ra në prangat e policisë për shkak të gabime trashanike të të dashurës së tij pasi postoi një foto në rrjetet ku shihej qartësisht edhe vend-ndodhja.

Informatori nga autoritetet thotë se të gjithë këta burra u takuan në Bogota në një samit që zgjati tre ditë dhe në të cilin ata arritën të realizojnë planin për disa dërgesa droge jashtë vendit, përveç ofrimit të shërbimeve të tilla si transporti i sigurt i drogës në vende te ndryshme, si dhe u diskutua për eliminimin e shitësve të tjerë me qëllim shtrirjen në masë të veprimtarisë së tyre në terren.

Në fakt, pasi takimi përfundoi dhe të gjithë u kthyen në vendet e tyre të fshehta, autoritetet ndoqën me kujdes hapat e tyre, gjë që çoi në kapjen e Besnik Nikollit në Santa Marta, pasi ai bëri gabimin duke marrë me qira një klub nate për të festuar ardhjen e një prej dërgesave të paligjshme në Evropë.

Hetuesit ranë dakord se më i pakapshmi nga njerëzit doli të ishte Lirido Shkurtaj (Ajazi), një njeri që i kushtoi ditët e tij transportit të drogës nga Kolumbia në vendin e kërkuar nga bosët e huaj të drogës. Sipas të dhënave, ky person ka arritur t’i shpëtojë ekipit të inteligjencës, kështu që i kishte humbur gjurmët.

Megjithatë, i infiltruari ishte në gjendje të identifikonte gruan e re që e shoqëronte gjatë gjithë kohës, me origjinë nga Jamundí, dhe do të ishte ajo që do ta kishte tradhtuar shqiptarin për kapjen e mëvonshme.

Pa e kuptuar ata, autoritetet monitoruan rrjetet sociale të gruas, ku publikoheshin vizita në restorante luksoze, dyqane të markave të njohura, apo ditë pushimi me partnerin e saj. Kështu kanë mundur ta gjejnë shqiptarin. Siç përcaktohet nga autoritetet, “Mario” ishte drejtuesi i rrjetit kryesor të transportit të kokainës dhe heroinës drejt Shqipërisë.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pani: 21/09/2023 17:32

    Po ca me te kerkuar kta gabelt aman se i njef ter dynjaja ca mut jan

    Përgjigju
    • O pani: 21/09/2023 17:38

      Ca thu mor budall se jan nga bulqiza ca gabelsh thu

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit