Dy vite jetë të shfrenuar luksi, tashmë jeton modestisht me nënën e tij. 29-vjeçari Luke Moore u habit kur pa se pas një gabimi të bankës mund të merrte overdraft pa limit.
 
Ai e shfrytëzoi maksimalisht këtë gabim duke shpenzuar 2,1 milionë dollarë në makina dhe festa të çmendura. Ai u bë përdorues i kokainës, bleu makina sportive, varkë me motor si dhe një bluzë të firmosur nga Michael Jordan.

Por një fat i rënë nga qielli, mbi të gjitha kur cilësohet krim nuk zgjat shumë sepse tashmë “ish-milioneri” ka vetëm 20 dollarë në xhep, ashtu siç shprehet ai vetë.
 
Moore i bëri shpenzimet e pakursyera gjatë kohës që ishte student ndërsa tani shprehet: “Me moshën vjen liria dhe konfidenca dhe unë kam mësuar se paratë nuk mund të blejnë gjithçka, por ishte bukur për aq sa zgjati.”
 

Djali i cili tashmë jeton në një shtëpi të thjeshtë dhe ka një makinë me vlerë 800 dollarë, u arrestua në vitin 2015 për mashtrim dhe u dënua me 4 vjet burg por u lirua me kusht javën e kaluar.

[gallery]20094[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com