‘Gabimi më i madh i jetës sime’, u kap me drogë në Angli, dënohet 38-vjeçari shqiptar

‘Gabimi më i madh i jetës sime’, u kap me drogë në Angli, dënohet 38-vjeçari shqiptar

Droga që ju sekuestrua

Një shqiptar është dënuar me 18 muaj burg në Angli, pasi u kap ne kanabis me një vlerë që shkonte deri në 85.000 paund. Altin Boriçi, 38-vjeç, banor në Birmingam, tha se vendimi për të qenë një korrier droge ishte një nga ‘gabimet më të mëdha të jetës së tij’.

Ai pranoi se ishte i përfshirë në shpërndarjen e kanabisit në Abington më 3 mars. Oficerët e policisë që ndaluan makinën e tij gjetën 25 kilogramë drogë të klasit B. Babai i dy fëmijëve, pretendoi se ai ishte paguar 1250 £ si korrier. Ai është shprehur i penduar për shpërndarjen e drogës.

Avokati mbrojtës Abdullah Hamid tha se shqiptari u largua nga atdheu i tij gjatë një lufte civile në 1999 dhe u bë shtetas britanik.

Hamid i tha gjykatës: Ai është një pastrues dritaresh i vetëpunësuar dhe gjatë pandemisë humbi punën e tij. Si rezultat, familja e tij ishte në vështirësi financiare. Një mik e prezantoi atë me një individ dhe u ra dakord që do t'i jepeshin 50 £ për kilogram për të transportuar drogën në Skoci. Ai ishte i dëshpëruar për shkak të gjendjes financiare të familjes së tij. Ka qenë ndoshta një nga gabimet më të mëdha që ka bërë në jetën e tij, pasi thotë se ka zhgënjyer familjen e tij.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqip: 29/10/2021 21:51

    T ishte kap ne shqiperi do kishte ber 4vjet edhe do jepte dhe 50000euro

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut në Shqipëri

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut në Shqipëri