Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto të siguruar nga një prej atyre që i quan “qytetar dixhital”.

Sipas Berishës “Narkoflota është në aktivitet të plotë”. Edhe pse nga krahët duket qartë se bëhet fjalë për një avion civil, pyetja që shtrohet është: Në cilën pistë të Librazhdit mund të jetë ulur ky mjet?

 Nuk dihet vërtetësia e fotos, por Berisha është i sigurt se ai është ngarkuar me drogë. 

Postimi i Berishës:
Narkoflota ne aktivitet te plote!
Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. sb
“Prsh doktor.ne zonen elbasan librazht qepare u ngarkua dhe nis 1 avjon. Anonim te lutem”


Avioni i dyshuar me drogë