Pas 12 orësh në dhomë këshillimi, tre gjyqtarët, të cilët dje gjykuan Saimir Tahirin dhe Jaeld Çelën, “harruan” të shpreheshin ne vendimi lidhur me akuzën e trafikimit të drogës, që Prokuroria e kishte ngritur ndaj ish-ministrit të Brendshëm. Në dokument në fakt, shkruhet "Deklarimin fajtor të të pandehurit Saimir Tahiri për veprën penale të shpërdorimit të detyrës (...) dhe deklarohet të pafajshëm të të pandehurit Saimir Tahiri për veprat penale të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar 363 a paragrafi i dytë i kodit penal pasi nuk vërtetohet që i pandehuri e ka kryer veprën penale që akuzohet''.
Po për akuzën tjetër, të trafikut të drogës? As edhe një fjalë. Duke parë masën e dënimit me vetëm 3 vjet e 4 muaj, kuptohet se Gjykata e ka çliruar Tahirin edhe nga akuza për trafik droge, por është e pabesueshme se si kanë harruar ta shkruajnë këtë gjyqtarët.Nderkohe qe ne arsyetimin lexuar para vendimit, relatori deklaron qe per ketë vepër penale Tahiri eshte i pafaishëm.
Ndërkohë, nuk harrohet asgjë për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës Jaeld Çela, për të cilin Gjykata ka evidentuar qartazi dy pafajësi për dy krime, për të cilat e kishte akuzuar Prokuroria dhe dënimin për shpërdorim detyre, të vendosur nga gjyqtarët si rikualifikim krimi.
Në të njëjtin dokument që u lexua edhe për Tahirin, në fakt, Gjykata shkruan: ''Deklarimin i pafajshëm të pandehurit Jaeld Çela për veprën penale të Trafikimit të narkotikëve" në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal (...) Deklarimin i pafajshëm të të pandehurit Jaeld Çela për veprën penale të "Grupit të strukturuar kriminal" (...) Deklarimin fajtor të të pandehurit Jaeld Çela për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës (...)”
Pra, për Saimir Tahirin gjyqtarët kanë harruar të shkruajnë në vendimin e tyre se i pandehuri është shpallur i pafajshëm edhe për krimin e trafikut të drogës, si dhe përse është shpallur i pafajshëm. Natyrisht që misteri do të sqarohet kur të depozitohen arsyetimet përfundimtare. Por mbetet skandali i shmangies së funksionimit të Drejtësisë. Si ka mundësi që gjyqtarët të bëjnë një gafë të tillë kaq të rëndë në një nga proceset më të rëndësishme të zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri?
Këto kanë gafa në çdo paragraf që kanë shkruar. Dhe bëhet aq qesharake çdolloj shpjegimi nga avokatët mbrojtës të Sajmir Tahirit, sa e ben dhe vete Sajmirin të duket qesharak dhe rrjedhimisht injorant si vetë gjyqtarët
PërgjigjuE shkruajne kur te paguaj kestin e fundit.
Përgjigjuhajaha tamam
hahahahah