Mungesa e një memorie historike është bërë shpesh shkaktare për gafa publike në Shqipëri, ashtu si kjo e sotmja. Në protestën e organizuar nga anëtarë të forumeve rinore të opozitës, të kamufluar si studentë, është hedhur në qarkullim një sllogan i ri, i cili për hir të së vërtetës është përdorur edhe pak ditë më parë tek protesta e “Astirit”, “studentët e bashkuar, kanë për të fituar”. I tillë është postimi në rrjetet sociale i kreut të FRPD, Belind Këlliçi.

Ndërkohë, tek “Astiri”, versioni i përdorur ishte “populli i bashkuar, ka për të fituar”./Lexo.al/
Lajmi kryesor:
Qeveria plotësoi kërkesat, një grup studentësh protestojnë sërish dhe shtojnë pikën e 9: Të anulohet ligji për Arsimin










