Gafë apo mashtrim i PD-së? Saimir Tahiri nuk është subjekt i ligjit anti-KÇK 

Gafë apo mashtrim i PD-së? Saimir Tahiri nuk është subjekt i ligjit anti-KÇK 

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, gjatë një konference për shtyp, shtroi sot pyetjen se “pse është i paprekshëm Saimir Tahiri, subjekt direkt i ligjit anti-KÇK?”. Paloka i referohet aktit të përkohshëm normativ, i miratuar nga qeveria të premten e kaluar për goditjen e njerëzve të krimit, përmes bllokimit të pasurive, izolimit fizik dhe sanksioneve ekonomike. Por, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nuk është subjekt i këtij akti normativ. Kemi të bëjmë me një gafë të rëndë të PD-së ose me një mashtrim të qëllimshëm të opinionit publik, në kuadër të interesave politike dhe të ofensivës kundër aksionit anti-krim.

Në nenin 5 të aktit normativ, pika 1 dhe 2, parashikohen qartësisht subjekt e ligjit special anti-krim. Më konkretisht, subjekt të këtij akti normativ janë të gjithë personat, që deri në momentin e hyrjes në fuqi të aktit, janë dënuar me vendim penal të formës së prerë, për një nga 44 vepra të rënda penale. Subjekte të ligjit janë edhe të gjitha personat që, deri në momentin e hyrjes në fuqi të aktit normativ, janë nën hetim për një nga 44 veprat e rënda penale.

-Së pari, prokuroria i ka mbyllur hetimet për Saimir Tahirin që në 27 shkurt të vitit 2019, ndërkohë që pika 2 e nenit 5 të ligjit, flet për personat që janë aktualisht nën hetim. 

-Së dyti, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet Rënda i ka rrëzuar të tria akuzuat e prokurorisë ndaj Saimir Tahirit, për “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

-Së treti, gjykata e ka dënuar Tahirin për shpërdorim detyre, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Por, nga një verifikim i thjeshtë, neni 248 i Kodit Penal nuk rezulton të jetë i përfshirë në aktin normativ, por vetëm veprat e rënda penale. 

-Së katërti, prokuroria ka ankimuar në Apel vendimin e shkallës së parë për Tahirin. Po nuk ka asnjë logjikë juridike që ligji anti-KÇK të veprojë sot për një vendim hipotetik, që është marrë ende.

G.M./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Komi: 08/02/2020 00:49

    Analize juridike kot. Dmth sipas atij qe ia paska "send" gazetarit, kur je ne hetim nga prokuroria dhe ende ska ngritur akuze ( si organ i ndjekjes penale) akti (jo ligji) te kap!? Kurse nese hetimi ka mbaruar dhe prokuroria ka ngritur akuze, nuk te kap.

    Përgjigju
  • Boba: 07/02/2020 19:31

    Koh e humbur ky eshte ber ushtar vet umajm mir me lek e la shqiperin Si syt e tij po ta din ka zot

    Përgjigju
  • x-i: 07/02/2020 19:03

    Sa her shikoj foton tende mezi pres te ti them kto llafe: Jam ushtari jot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen