Procedura
Sipas procedurës ishin 22 ekspert kontabël të cilat do të auditonin 124 parti politike. Për të përzgjedhur ekspertin dhe partitë do të hidhej shorti, ku një ekspert do të auditonte 6 subjekte politike. Por administrata në përllogaritjen e saj përcaktoi që një ekspert kontabël të auditonte 10 parti politike duke e bërë vendin me 220 parti. Pavarësisht se Shqipëria njihet për një numër të lartë të forcave politike, administrata e KQZ-së e nxorri vendin me një numër rekord botëror për frymë. Gabimi i bërë u konstatua në fund të shortit pasi u duk qartë se numrat nuk përputheshin. Kësisoj kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ndërpreu mbledhjen dhe e irrituar e shty atë me 1 orë e 30 minuta që goglat e shortit të ribëheshin nga e para dhe procedura të niste sërish.
Zgjedhjet
Kur jemi rreth 1 vit larg nga zgjedhjet vendore, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterije Lleshi kërkoi nga partitë politike që të bëjnë amendamente në Kodin Zgjedhor në mënyrë që disa subjekte politike që kanë pushuar së ekzistuari të hiqen nga gara elektorale si edhe të vendosen kritere për përcaktimin e numrit të partive. Në fund të mbledhjes së djeshme, kreu i institucionit theksoi se nga 124 parti politike vetëm pak prej tyre janë funksionale në vend dhe për rrjedhojë duhen amenduar në Kod. “Ka parti politike që nuk ekzistojnë fare dhe për këtë është mirë që të bëhen amendamente në Kodin Zgjedhor pasi disa subjekte zgjedhore nuk janë inekzistente dhe ne duhet që t’i bëjmë auditimin”,- tha kryetarja e KQZ-së.
Shkrimi u publikua sot 1 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)