TIRANE - Ambasadori italian Massimo Gaiani ka diskutuar rreth punës së kryer gjatë presidencës së BE-së nga Italia dhe ndikimin në Ballkan. Bashkimi Europian por edhe me gjerë, rajoni Adriatiko-Jonian konsiderohet shumë startegjik pasi ka aftësi të krijojë bashkëpunime frutëdhënëse për të gjitha shtetet e rajonit.
Ambasadori Gaiani është ndalur edhe në kapërcimin e krizës ekonomike duke e cilësuar si një nga objektivat kryesorë të Presidencës Italiane. Për hyrjen në Bashkimin Europian të Shqipërisë, Gaiani është shprehur se gëzon mbështetjen e plotë të Italisë, por edhe të Eurpoës pasi zgjerimi është në interest të dy palëve.
"Dalja nga kriza ekonomike për Europën ka qënë një nga objektivat e Presidencës sonë. Rritja e punësimit dhe rritja ekonomike janë dy shtyllat që mund të nxjerrin një vend nga kriza. Bashkimi Europian duhet të jetë i fortë edhe për qytetarët. Ajo që ndodhi në Paris tregon se sa i rëndësishëm është ky fakt. Çështjet ekonomike janë të rëndësishme por vlerat janë akoma më të rëndësishme për një komb. Vlerat si bashkëjetesa, harmonia dhe paqja duhet të dominojnë. Europa duhet të jetë e hapur me shtetet që duan të integrohen dhe Ballkani Perëndimor është rezervuari kryesor për të bërë zgjerimin e BE-së. Ballkani i përket Europës si nga ana gjeografike, politike e ekonomike dhe besoj se anëtarësimit është thjesht çështje kohe." u shpreh Gaiani
Ambasadori Gaiani këto deklarata i bëri si i ftuar nderi i Unionit të anglisht folësve.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO