TIRANE - Ambasadori italian në Shqipëri Massimo Gaiani ka monituar procesin zgjedhor në zonat Yzberisht, Vorë, Mëzez dhe Durrës. Gaiani theksoi se vota është një nga shprehjet themelore të demokracisë.  

Gjatë një prononcimi për mediat ambasadori është shprehur .

"Jemi afër qytetarëve shqiptare në një moment të rëndësishëm. Vota është një nga shprehjet themelore të demokracisë. Zgjedhje të mbara", tha Gaiani. 

Më herët në Vorë ka qenë i pranishëm edhe ambasadori amerikan Donald Lu, i cili shprehu mbështetjen e tij për qytetarët shqiptarë gjatë kësaj dite.

gaiani
 
Lu vëzhgon Vorën: Mbështes të drejtën për zgjedhje të lira
Ambasadori amerikan në vendin tonë Donald Lu ka zgjedhur të jetë në rolin e vëzhguesit në Bashkinë e Vorës. Në faqen zyrtare të ambasadës në rrjetin social Facebook janë postuar edhe fotot e kryediplomatit amerikan Lu në një qendër votimi në Vorë.
 
Ambasadori bisedoi me komisionerë dhe votues për procesin e votimit ku u shpreh: Unë jam njëri prej pothuajse 300 vëzhguesve ndërkombëtarë, së bashku me qindra vëzhgues të tjerë vendorë, të cilët po i monitorojnë këto zgjedhje nga afër. Ne jemi këtu për të mbështetur qytetarët shqiptarë dhe të drejtën e tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhje të mbara qytetarëve shqiptarë!" 

lu
 
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)