Gaiani-Didit: Italia ndihmë Policisë
Shqiptare si kreu i PAMECA-s

Gaiani-Didit: Italia ndihmë Policisë<br />Shqiptare si kreu i PAMECA-s
TIRANË - Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi ditën e sotme priti në një takim ambasadorin e Italisë në Shqipëri, Massimo Gaiani. Në qendër të këtij takimi ishte intensifikimi i mëtejshëm dhe forcimi i marrëdhënieve të bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese italiane. 
 
Në këtë takim u konfirmua vijimësia me intensitet të lartë e bashkëpunimit ekzistues, si dhe mbështetja e Shtetit Italian për Policinë Shqiptare.
 
Ambasadori italian duke përgëzuar drejtorin e Përgjithshëm për emërimin në detyrë,  njëherazi ofroi ndihmë e mbështetje për Policinë e Shtetit jo vetëm në fushën logjistike, por e mbështetur dhe përmes ekspertizës policore, pasi tashmë Italia është kryesuese e Misionit PAMECA IV dhe drejtuesi i këtij Misioni është një ekspert i Policisë së Shtetit në Itali.
 
Gjatë këtij takimi ndërmjet Didit dhe Gaianit u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit ndërmjet policive të të dy vendeve në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar. Po ashtu në qendër të bisedës ishte dhe intensifikimi i shkëmbimit të informacionit në fushën e trafiqeve të paligjshme, si dhe një fuqizim i bashkëpunimit për kontrollin dhe menaxhimin e integruar të kufirit.

Gjithashtu, duke vlerësuar marrëveshjen e ekstradimit ndërmjet dy vendeve, biseda u fokusua dhe në drejtim të rritjes së shkëmbimit të informacionit lidhur me personat në kërkim.
 
Në këtë takim u vlerësua dhe bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese Italiane në Shqipëri e në mënyrë të veçantë me Zyrën e Ndërlidhjes Interforze, si dhe Guardia di Finanza.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë