Galeb, jahti i liderit komunist Tito,
që nga 2009 i hapur për publikun

Galeb, jahti i liderit komunist Tito,<br />që nga 2009 i hapur për publikun
Galeb, e njohur ndryshe si “Anija e Paqes”, është përdorur nga një ndër liderat historikë në Jugosllavinë komuniste, Josip Broz Tito, i cili do mbahet mend gjatë për regjimin e tij komunist.

Anija ‘Galeb’ arriti një status ikonik midis popujve jugosllavë si edhe në mesin e shumë vendeve të ndryshme.

‘Galeb’ është një fjalë serbo-kroate që do të thotë gjahtar.

Anija e Paqes është ndërtuar në 1938 në Genoa, e destinuar për shërbim në tregëtinë e bananeve midis Afrikës dhe Italisë.

‘Galebi’ është 117 metra e gjatë, 15 metra e gjërë dhe me një zhvendosje prej 5754 tonësh.

Shpejtësia prej (31 km / h), është mundësuar nga dy motorë dizel Fiat me 7,200 kuaj fuqi në total.

[gallery]23568[/gallery]
Anija erdhi për herë të parë në vëmendjen ndërkombëtare në mars të vitit 1953 kur e solli Tito nga Jugosllavia nga lumi Thames, pas ftesës së Qeverisë Britanike të kryesuar nga Kryeministri Ëinston Churchill.

Ishte vizita e parë në Mbretërinë e Bashkuar nga një lider i një shteti komunist.

Titoja e adhuronte magjinë që jahti i kishte dhënë regjimit të tij. Ai e përdori për partitë, vizitat e huaja dhe diplomacinë.

Udhëheqës të tjerë të  botës janë argëtuar aty përfshirë Nikita Hrushovin, Muamar Gadafin dhe Indira Gandhin.

‘Galebi’ u përdor nga Marshalli Tito që nga viti 1948 deri në vdekjen e tij në vitin 1980 kur jahti u bë pronë e qeverisë malazeze pas shpërbërjes së vendit në 1991.

Autoritetet kroate vendosën një urdhër ruajtjeje për ‘Galeb’ me shpresën e marrjes së anijes për t'u bërë një anije muze.

Në shtator 2008 barka u mbyt pjesërisht në anën e djathtë pas një rrjedhje të zhvilluar në një nga tubat e saj.

Në 22 maj 2009, anija u shit në qytetin e Rijekës për 150,000 dollarë amerikanë, e konfirmuar më pas nga Gjykata e Lartë Tregtare e Kroacisë.

Që atëherë ajo ka qenë herë pas here hapur për publikun për ekspozita arti, konferenca dhe të tjera evente të ngjashme.

Në 16 korrik 2014, kryebashkiaku i Rijekës njoftoi se Galebi do të jepet me qira për përdorim të përzier, pjesërisht si një muze që inkorporonte dhomat private të ish Presidentit dhe disa nga hapësirat inxhinierike, dhe pjesërisht për aktivitete tregtare si restorantet dhe baret.

Financimi prej 4.5 milion euro tani është siguruar si pjesë e ofertës së suksesshme të Rijekës për t'u bërë Kryeqyteti Evropian i Kulturës në vitin 2020. Puna pritet të bëhet në vitin 2019.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete