Galeria Fab, zbulohen
talentet e artit instalacionist

Galeria Fab, zbulohen<br />talentet e artit instalacionist
TIRANE - Një vrime e zezë që shquhet nga e çara e një perdeje, dhjetëra gota plastike të vendosura nëpër tela, duke krijuar degëza si të pemëve në to, sende dhe objekte të varura në tavan. Asnjë kornizë, asnjë piedestal për veprat e krijuara, që duken të veçanta, të çuditshme dhe provokuese.

Kështu paraqiten veprat e rreth 36 studenteve të atelierit të Multimedias në Universitetin e Arteve, të janë prezantuar në Galerinë Fab, jo vetëm për efekt shkollor, por edhe për kënaqësinë e atyre që e vlerësojnë artin bashkëkohor.

Nën kurimin e katër pedagogeve, njëri prej të cilëve piktori i njohur Vladimir Myrtezai, ekspozita mban një titull intrigues, “Hapësira dhe koha me a pa kornizë”. 36 studentët kanë eksperimentuar në gjini të ndryshme.

Video, instalacion, fotografi dhe performanca, ku sheh edhe një grup studentësh, të cilët përmes veshjes së kominosheve të punës shpërndanin pije. Këta studentë ishin pjesë e ekspozitës, e cila do të vijojë të qëndroje e hapur deri në mesin e prillit në galerinë e Universitetit te Arteve.

“Komunikimi me publikun fillon në hapësirë dhe nuk ka një objekt të perceptuar në mënyrën e sotëm, por ka një objekt “që ndodh” në një katër-dimensional”, tha muratori Vladimir Myrtezai.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 31.03.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve