Fitorja e Milanit përballë ekipit që deri më sot cilësohej si absolute në botë ka ‘shokuar’ përpos mediave edhe miliona futbolldashës në të gjithë rruzullin tokësorë.

Njëri nga arkitektët e kësaj fitoreje të merituar është padyshim edhe Adriano Galiani që pas ndeshjes së madhe nxiton që t’ja dedikoj fitoren historike presidentit të tij, Silvio Berluskoni.

‘Kjo fitore i dedikohet Berluskonit që ka bërë gjithcka në 27 vjet që Milani të renditet në krye të ekipeve me më shumë trofe në të gjithë botën.

Tifozët kuqezinj nuk duhet ta harrojnë këtë gjë” thotë ai. Një deklaratë e tillë vjen vetëm pak ditë para zgjedhjeve në Itali, aty ku Berluskoni kandidon për Kryeministër dhe sigurisht që fitorja pritet që të sjellë impaktin e saj në kutitë e votimit.



Dylber Balla