Administratori i ekipit të Milanit Adriano Galiani ka zhvilluar një takim surpriza në Spanjë ku është takuar me presidentin e ekipit të Realit të Madridit, Florentino Perez.

Galiani ka si qëllim të transferojë në merkaton e dimrit drejt Milanos tre futbollistë, përkatësisht ky mbrojtësit Albiol dhe Karvajo dhe sigurisht dëshirën e vjetër Rikardo Kaka.

Problemet e fundit në kampionat, por edhe në Champions League në reaprtin e mbrojtjes kanë bërë që Galiani të hidhet në sulm. E ndërsa Karvajo dhe Albio janë shumë pranë kalimit, pasi nuk kanë hapësira në formacionin, cështja e Kaka-së është tepër e vështirë të realizohet.

(d.b/shqiptarja.com)