Galletti-Koka: Italia do mbështesë
Shqipërinë në sektorin e mbetjeve     

Galletti-Koka: Italia do mbështesë<br />Shqipërinë në sektorin e mbetjeve 

 

 
Shqipëria ka marrë mbështetjen e Italisë sa i takon sektorit të mjedisit dhe konkretisht të mbetjeve. Gjatë takimit zyrtar që ministri i Mjedisit Lefter Koka zhvilloi me homologun e tij Gian Luca Galletti.
 
Iltalia do të të ofroje eksperincen dhe ekspertizën e saj ne menaxhimin e mbetjeve. Në fjalën e tij Ministri Koka i kërkoi homologut italian që t’i bëjë thirrje investitorëve italianë që të investojnë në fushën e mbetjeve, agro-turizmit etj.
 
“Shqipëria ndihet shumë afër me Italinë në cdo aspekt. Ministria e Mjedisit ka ndërmarrë reforma të thella legjislative dhe institucionale. Qeveria shqiptare ofron një terren pozitiv për investitorët e huaj”, deklaroi ministri Koka.
 
“Përveç miqësisë tejet të ngushtë midis dy vendeve tona, mjedisi na lidh edhe më shumë me njëri-tjetrin. Ne do të ofrojmë eksperiencën tonë më të mirë në ndihmë të Shqipërisë në fushën e menaxhimit të mbetjeve dhe gjithashtu ekspertizën tonë për negociatat e Shqipërisë me BE-në. Së shpejti do të vij në Tiranë dhe gjatë vizitës sime jam i bindur që do të diskutojmë për çështje konkrete dhe që do të kenë filluar”, deklaroi ministri Galleti. Ministri Koka zhvilloi gjithashtu një takim edhe me Kryetarin e Komisionit të 8-të të Mjedisit të Dhomës së Deputetëve, Ermet Realacci. 


Redaksia Online
(e.c/Shqiptaja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën