Gallup, 82% e shqiptarëve në 2012
e mendonin qeverinë të korruptua
Nga 129 vende 108 të anketuara nga Gallup në vitin 2012 e shohin korrupsionin si problem të përhapur në qeverinë e tyre. Në anketim edhe Shqipëria, Kosova dhe vendet e rajonit.
PRISHTINË - Nga 129 vende 108 të anketuara nga Gallup në vitin 2012 e shohin korrupsionin si problem të përhapur në qeverinë e tyre. Ato përfshijnë vendet me shtyp të lirë dhe ato ku liria e mediave është e kufizuar.
Në Shqipëri, në kohën e qeverisë Berisha, kjo shifër arrin në 82 për qind, në Kosovë 90%, në Maqedoni 67 për qind, ndërsa në Mal të Zi 50 për qind.
Vendet që kanë liri të kufizuar të mediave dhe që janë para Shqipërisë dhe Kosovës në këtë listë janë: Tanzania me 95 për qind, Kenia me 93 për qind, Greqia me 92 për qind, Nigeria me 92 për qind dhe Uganda me 91 për qind, transmeton Radio Evropa e Lirë.
Në mesin e vendeve me shtyp pjesërisht të lirë, banorët e Gjeorgjisë dhe të Hong Kongut thonë më së paku se korrupsioni është i përhapur në qeverinë e tyre. Megjithatë, qëndrimet në të dyja vendet kanë ndryshuar gjatë viteve.
Qytetarët e Hong Kongut kanë thënë tradicionalisht se qeveria e tyre është e pastër, por përqindja e atyre që thonë se korrupsioni është përhapur, është rritur që nga viti 2011.
Në Gjeorgji rasti është ndryshe, pasi shifra e atyre që konsiderojnë se korrupsioni është i përhapur në qeverinë e tyre është 25 për qind në vitin 2012, krahasuar me 52 për qind në vitin 2007.
Vendet që nuk kanë media të lira i udhëheq Çadi sa i përket korrupsionit në qeveri; 92 për qind e qytetarëve atje konsiderojnë se kjo dukuri është e përhapur në ekzekutivin e tyre.
Pas Çadit radhiten Kameruni me 89 për qind, Hondurasi me 87 për qind, Rusia me 80 për qind, ndërsa në fund të listës është Ruanda me 5 për qind.
Republika Çeke, ndërkaq, është në krye të vendeve që kanë media të lira, por korrupsion shumë të përhapur në qeveri. 94 për qind e çekëve janë përgjigjur pozitivisht në lidhje me praninë e kësaj dukurie te zyrtarët qeveritarë. Kjo shifër te çekët është rritur për 15 për qind qysh në vitin 2007.
Danimarka dhe Suedia janë vende me media të lira po ashtu, por edhe me më së paku korrupsion. Skandinavët tradicionalisht i shohin qeveritë e tyre si të pastra nga korrupsioni.
Rezultatet e Gallup-it bazohen në intervista ballë për ballë dhe telefonike me rreth 1,000 të rritur në secilin vend, nga mosha 15 vjeç dhe më të vjetër.
Gallup është kompani hulumtuese me seli në Uashington.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.1%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4194
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02
-
Ligji për “Burgun e hapur”/ Debat te Komisioni i Sigurisë, Alibeaj: Përfitojnë edhe subjekte të SPAK! Naço: Përcaktohen qartë kriteret, ka nevojë vendi
28 Janar, 19:48