TIRANE- Ndërsa ka bërë publike një sërë faktesh tronditëse në lidhje me situatën në institucionin që drejton prej pak javësh, kreu i ri i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Shkëlqim Ganaj, urdhëroi hetimin e të gjitha deklaratave të pasurive të zyrtarëve, duke nisur nga viti 2003.
Presidenti, kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Zëvendëskryeministri, ministra e zëvendësministra, anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, Kryeprokurori, kreu i SHISH, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, dhe një sërë zyrtarësh të tjerë do të bëhen pjesë e rikontrollit të plotë të të gjithë deklaratave të interesave private.
Një iniciativë e tillë, sipas kryeinspektorit Ganaj, ndërmerret në kushtet kur ka dyshime për zhdukjen e dosjeve të kontrollit të plotë të zyrtarëve të ndryshëm. Në një njoftim zyrtar të ILDKP-së deklarohet gjithashtu zhdukja e regjistrit disavjeçar të denoncimit të rasteve të korrupsionit dhe interesave private të fshehura ose të padeklaruara të zyrtarëve, raste këto të denoncuara nga ana e qytetarëve, medias dhe shoqërisë civile.
Po kështu, sipas këtij institucioni “prej vitit 2006 nuk është kontrolluar asnjë zyrtar i lartë nëse ka përfituar nga fondet publike apo jo. ILDKP bën të ditur, se gjatë këtyre viteve është abuzuar duke lënë jashtë skemës së kontrollit të plotë, qëllimisht, zyrtarë të niveleve të ndryshme. Kreu i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Shkëlqim Ganaj, ngre akuza për bllokimin e qëllimshëm. sipas tij, edhe të adresës elektronike [email protected] dhe numrit pa pagesë 08009999 të cilët nuk kanë qenë funksionalë prej shumë vitesh”.
Ndërkaq, Ganaj njofton nisjen e punës për hartimin e regjistrit elektronik për konfliktin e interesave, regjistër i cili, sipas tij, duhej të ishte hartuar që në vitin 2006, me qëllim që për herë të parë të fillojë verifikimi nëse zyrtari, bashkëshortja, prindërit e zyrtarit, prindërit e bashkëshortes, fëmijët në moshë madhore, kanë lidhur apo jo kontrata me institucionet shtetërore dhe kanë përfituar nga fondet publike në kundërshtim me ligjin.
Rezultatet e kontrollit, sipas njoftimit, do të përfundojnë dhe do të bëhen publike rast pas rasti deri më 31 dhjetor të këtij viti.
Shkëlqim Ganaj u zgjodh në krye të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, pasi Kuvendi shkarkoi ish-kryeinspektoren Zana Xhuka me akuzat e mazhorancës se ka kryer shkelje të rënda kushtetuese në drejtimin e këtij institucioni.
Ndërkaq, debati politik mbi ILDKP-në, vijon të mbetet i hapur jo vetëm me akuzat e opozitës për kapje të institucioneve nga ana e qeverise, por edhe pas ankimimit qe kreu i Shtetit i beri në Gjykatën Kushtetuese, me argumentin se shkarkimi i Xhukes ishte i paligjshëm, dhe duke ia lënë Kushtetueses të zgjidhë kompetencat mes Presidentit dhe Kuvendit.
FUNKSIONET QE DO T'I NENSHTROHEN KONTROLLIT
- Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Zëvendëskryeministri, Ministrat dhe zëvendësministrat;
- Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Anëtarët e Gjykatës së Lartë, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Prokurori i Përgjithshëm, Avokati i Popullit, Kryetari dhe Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Zëvendëskryetari dhe Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë.
- Kryetarët e Bashkive, Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Drejtori i Përgjithshëm i Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme; Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve.
- Gjyqtarët dhe prokurorët e të gjitha niveleve.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com