Ushtria e Kosovës, në të ardhmen do të ketë një kapacitet mbrojtës si forcë e cila qëllimin e saj do të ketë mbrojtjen e sovranitetit të vendit dhe qytetarëve të saj.
Ndërkohë armatimet që pritet të ketë në arsenalin e saj, janë të gjitha armatime antiblind, duke përfshirë këtu edhe topa deri në 105 mm.
Në një intervistë për Indeksonline, ish-komandanti i FSK-së Kadri Kastrati, duke u shprehur i bindur në formimin e ushtrisë së Kosovës, ka zbuluar se ushtria do të ketë në arsenalin e saj një shumëllojshmëri armësh kundërajrore.
“Nuk shoh që ka pengesa, ne kemi hyre në një fazë që nuk ka kthim mbrapa arsyeja është shumë e thjesht që Kosova ka të drejtën si shtet i pavarur ta ketë ushtrinë e vetë, varësisht se si do të quhet, kjo nuk është e rëndesishme, se sa do të jetë e rëndesishme misioni i saj ushtarak", është shprehur Kastrati.
Ai gjithashtu ka shtuar se shndërrimi i FSK-së në Forcat e Armarosura të Kosovës, është një prioirtet i NATO-s dhe se faktori ndërkombëtar nuk duhet t'ja kthejë shpinën Kosovës.
"Në këtë mënyrë Kosova nga një konsumatori i sigurisë do të bëhej në një ofrues i sigurisë ku në këto 10 vitet e ardhshme Ushtria e Kosovës, do të kishte mundësine të merrte pjesë edhe në operacione paqerujtëse apo në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmave të dhunshëm", ka thënë ai.
Ish-komandanti ka zbuluar edhe një numër për sa i përket anëtarëve të Forcave të Armatosura të Kosovës, ku është shprehur se 5 mijë trupa aktiv dhe 3 mijë rezervë, janë një numër i mjaftueshëm për të ruajtur paqen në Kosovë.
Redaksia online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com