Gara për dekan, Pipero
kërkon skualifikimin e rivalit

Gara për dekan, Pipero <br />kërkon skualifikimin e rivalit
TIRANË - Zgjedhjet për drejtuesit e rinj në universitetet publike po i ngjajnë gjithnjë e më shumë garës për zgjedhje politike. Dhe më e egër kjo garë po zhvillohet mes dy kandidatëve për drejtues të fakultetit të Mjekësisë, kancelarit Bajram Hysa dhe mjekut infeksionist Pëllumb Pipero. Madje ky i fundit, me një shkresë zyrtare, i ka kërkuar komisionit qendror të zgjedhjeve të universitetit skualifikimin nga gara të konkurrentit Bajram Hysa me pretendimin se nuk plotësonte kriteret për të qenë në krye të këtij fakulteti, pasi ai nuk është pedagog. Por ky komision i ka kthyer përgjigje kandidatit Pëllumb Pipero se kërkesa e tij është e padrejtë. “Komisioni qendror i zgjedhjeve të institucionit shqyrtoi ankesën e prof.ass.dr. Pëllumb Pipero, kandidat për autoritetin drejtues të fakultetit të Mjekësisë, në lidhje me kandidimin e prof.dr. Bajram Hysa, në të njëjtin autoritet drejtues. Ju sqarojmë se prof.dr. Bajram Hysa plotëson kriteret e përcaktuar në nenin 20/2 të ligjit të arsimit të lartë si dhe të pikës 7.6 të rregullores së zgjedhjeve për të kandiduar për këtë autoritet drejtuese. Prof.dr. Bajram Hysa është personel akademik efektiv, i punësuar me kohë të plotë në departamentin e Shëndetit Publik, pranë fakultetit të Mjekësisë, ndaj kandidimi i tij është i ligjshëm” - përfundon shkresa e KQZI që mban datën 14 shkurt. Ndërkohë që në kuadër të kësaj “lufte”, të rinjtë e fakultetit të mjekësisë, akuzojnë Piperon se ka organizuar një festë gjigante me pije falas, dhe ka shpërndarë rreth 3000 bileta, ndërsa çdo studentë ka marrë secili 5 bileta, pra 5 pije falas.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Ngec’ garancia sovrane për fasonët, deri tani vetëm 1 përfitues, refuzojnë bankat! Humbjet e eksportuesve më të thella me euron që bie

‘Ngec’ garancia sovrane për fasonët, deri tani vetëm 1 përfitues, refuzojnë bankat! Humbjet e eksportuesve më të thella me euron që bie