Mbyllet sot afati 7 ditor për aplikim për garën e postit të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, e thirrur pas dorëheqjes së ish-kryepolicit Ilir Proda, 1 ditë pas protestës së PD, kur u sulmua me molotov “Vila 31” në ish-Bllok.
Mësohet se deri më tani janë paraqitur 14 aplikime. Mes kandidatëve janë drejtori aktual i Policisë së Vlorës, Elidon Çela, drejtuesi në qarkun e Fierit, Skënder Hita, drejtori për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme, Pëllumb Seferi. Mes aplikimeve janë edhe 2 ish-drejtorët e Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj dhe Lorenc Panganika, drejtori i Durrësit, Afrim Tafa, Idajet Faskaj, Aranit Vrapi dhe Gentian Shehaj. Në garë për kreun e Policisë së Shtetit është edhe kreu drejtori i Policisë Kriminale, Neritan Nallbati.
Çdo kandidat tjetër ka kohë deri në mesnatën 11 marsit për të dorëzuar dokumentacionin përmes emailit.
Pas përfundimit të afatit të aplikimeve, Ministria e Brendshme publikon në faqen zyrtare emrat e kandidatëve. Brenda 10 ditëve, një Komision i Posaçëm i përbërë nga 3 persona, me kryetar një zëvendësministër i Brendshëm, dhe 2 anëtarët, sekretari i përgjithshëm i këtij dikasteri dhe kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, kryen vlerësim paraprak për verifikimin e kushteve ligjore.
Komente








N.Nallbati, P.Seferi, A.Çepe, S.Hitaj, I.Faskaj, G.Berberi. Them midis ketyre mund te jete. Ka edhe te tjere shume te mire,por edhe te konsumuar e me klane.
Përgjigjuna keni hap barkun sidomos ju qe beni moral per klane
Po ku ka me te konsumuar me klane se skender hitaj, ne tirane rrin me grupet qe shesin dhe perdorin kokaine si dhe me llotosport, ne durres kur ishte drejtor nxorri kontenierin me droge e banane dhe e coi te poja dhe nga hetimet nuk gjeti asnje te dyshuar se kush e mori drogen, tani ne fier se bashku me zv dr oligert torben po e bejne toke te djegur dhe nuk lejne as 10€ me rene ne toke.
Edhe kur u zgjodh Proda, kjo procedure ishte dhe ne fund e morem vesh kush e zgjodhi. Keshtuqe dhe ky konkurs si ai i pari do jete, por me ndryshimin qe te parin e zgjodhi Gysi, ndersa kete te radhes qe tashme eshte vendosur kush do jete, do e zgjedhi BelaMafia.
PërgjigjuNjeri me hajdut se tjetri, por me qesharaku afrim tafa ka nje jete parazit dhe ska ber asnje pun ne polici dhe tani u vendos rastesisht drejtor ne durres dhe ju hap oreksi per drejtor te pergjithshem.
PërgjigjuAfrimit ti rruash lesht ti se eshte burr fisnik po ti mo u prif kot se nuk i zgjedh njeri at bq qe ke mik ti