Gara për Gjykatën e Lartë/ Shqiptarja.com zbardh emrat e 21 kandidatëve në KLGJ - Si do të përzgjidhen

Gara për Gjykatën e Lartë/ Shqiptarja.com zbardh emrat e 21 kandidatëve në KLGJ - Si do të përzgjidhen

TIRANE- Pas Gjykatës Kushtetuese, avancon procesi edhe për zhbllokimin e Gjykatës së Lartë. Shqiptarja.com ka zbardhur listën e plotë me emrat e juristëve, të cilët kanë kandiduar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor për t'u bërë anëtarë të Gjykatës së Lartë. Gara e çelur më 9 korrik 2019 u mbyll pardje, ndërsa dje është zbardhur lista e plotë me 21 kandidatët jo gjyqtarë për Gjykatën e Lartë. Pjesë e listës janë edhe ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku si dhe kreu i Shkollës së Magjistraturës Sokol Sadushi. Në ditët në vijim Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të kryejë verifikimin e kandidatëve sipas ligjit, duke renditur më pas një listë me kandidatët e kualifikuar. Lista do t’i dërgohet Presidentit për miratim.

Sipas Kushtetutës, gjyqtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga Presidenti i Republikës, me propozim të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Presidenti, brenda 10 ditëve nga data e marrjes së vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, emëron gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, me përjashtim të rasteve kur Presidenti konstaton se kandidati nuk plotëson kriteret e kualifikimit ose kushtet e zgjedhshmërisë, sipas ligjit. Dekreti i Presidentit të Republikës për mosemërimin e kandidatit humbet fuqinë kur kundër tij votojnë shumica e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Në këtë rast, si dhe kur Presidenti nuk shprehet, kandidati shpallet i emëruar dhe fillon detyrën brenda 15 ditëve nga data e vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Debati

Bllokimi i Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut, përdoret si argument nga opozita dhe Presidenti për të sulmuar reformën në drejtësi. Sipas PD, LSI dhe Ilir Metës, mazhoranca dhe ndërkombëtarët kanë asgjësuar këto dy gjykata. Ndërkaq, përfaqësuesit e SHBA-BE në Tiranë shkarkimin e anëtarëve të dy gjykatave në fjalë e kanë lexuar si sukses të reformës në drejtësi, me argumentin se Gjykata e Lartë dhe Kushtetuese ishin të kapura nga korrupsioni.

Lista e plotë e kandidatëve jo gjyqtarë për Gjykatën e Lartë

Sergjio Mazreku

Ndue Pjetra

Ergys Misha

Jetmira Rragami

Aldona Sulaj

Jordan Daci

Lindita Troja

Alma Loci

Hermina Albunesa

Rezarta Melo

Agron Lamaj

Ervin Pupe

Theodhor Sollaku

Irena Nino

Vjosa Bodo

Shaqir Hasanaj

Kestrin Kato

Sokol Sadushaj

Ilir Panda

Ardita Buna

Anton Lleshaj

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, sot ishte i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, sot ishte i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen