Gara për KQZ, Majko: Luzi dhe
Biba, kandidatë për t'u vlerësua

Gara për KQZ, Majko: Luzi dhe<br />Biba, kandidatë për t'u vlerësua
Pandeli Majko është i pari deputet që del hapur pro idesë së rizgjedhjes së Lefteri Luzit dhe Debar Bibës si anëtarë të KQZ-së.
 
Kryetarja dhe nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë aplikuar për një mandatë të dytë. Gjë që sipas deputetit socialist do të ndikonte në qëndrueshmërinë e Institucionit që menaxhon zgjedhjet. Kandidaturat do të përzgjidhen nga komisioni i ligjeve dhe më pas do të votohen në seancë plenare. Por Majko apelon dhe për konsensus me opozitën.
 
Pandeli Majko është i pari deputet që del hapur pro idesë së rizgjedhjes së Lefteri Luzit dhe Denar Bibës si anëtarë të KQZ-së. Kryetarja aktuale dhe nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë aplikuar për një mandatë të dytë, por të dy për postin e kryetarit.
 
Riciklimi i këtyre emrave sipas deputetit socialist do të ndikonte në qëndrueshmërinë e Institucionit që menaxhon zgjedhjet. Kandidaturat do të përzgjidhen nga komisioni i ligjeve dhe më pas do të votohen në seancë plenare. Por Majko apelon dhe për konsensus me opozitën.

"Edhe sot u diskutuan në mënyrë jo formale kandidaturat për KQZ. Po shohim dosjet e gjithsecilit. Diskutimi do të vijojë në komisionin e ligjeve, dhe do thirren në seancë dëgjimore secili prej kandidatëve. E rëndësishme është që procesi të ketë komunikimin politik mes palëve. Nëse do të ketë një KQZ me autoritet, apo palët do t'i eliminojnë që në fillim sipas interesave partiake. Në parim jam për një KQZ të qëndrueshme. Të dy anëtarët që duan mandat të dytë, për mua meritojnë vlerësim dhe në çdo rast kjo do ishte në favor të punës së institucionit", u shpreh Majko.
 
Një tjetër çështje në pritje të konsensusit të opozitës është dhe ligji i institucioneve të reja të drejtësisë. Në mbledhjen e grupit parlamentar kryetari i komisionit të posaçëm i bëri të qartë deputetëve se ligji nuk është gati akoma, opozita nuk ka dhënë dakordësinë për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
 
Çdo rezultat i arritur mes PD-së e PS-së duhet të ketë dhe pëlqimin e EURALIUS-it, i cili është bërë palë e tretë në negociata.
 
 "Ligji për institucionet e reja të drejtësisë, po negociohet bashke me ndërkombëtaret. Nuk është problem për të lëshuar as pe as litar, e rëndësishme është t'i jepet fund detajeve të vogla që kërkon opozita. Të enjten jemi të gatshëm ta votojmë, duke shpresuar që detajet të mos bëhen as pe as litar", u shpreh më tej, Pandeli Majko. 

Edhe pas mbledhjes së grupit të PS-së, deputetët e reformës zhvilluan një konsultë me kryetarin e grupit parlamentar Gramoz Ruçi. Ky i fundit më herët u kërkoi socialistëve të jenë të përgatitur për debat me opozitën dhe të mbrojnë ligjet para qytetarëve, kryesisht atë për pensionet e ushtarakëve.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Realizohet me sukses operacioni në Spitalin e Traumës, hiqet një trup i huaj brenda trurit të pacientit

Realizohet me sukses operacioni në Spitalin e Traumës, hiqet një trup i huaj brenda trurit të pacientit