Gara për kreun e KQZ, dorëhiqet
Elion Semanaj, mbeten 5 kandidatë 

Gara për kreun e KQZ, dorëhiqet<br />Elion Semanaj, mbeten 5 kandidatë 
Komisioni i Ligjeve ka nisur sot seancën dëgjimore për kreun e ri të KQZ-së. Fatmir Xhafaj kreu i Komisionit të Ligjeve, ka bërë me dije se në garën për kreun e ri të KQZ janë 5 kandidatë, pasi Elion Semanaj është terhequr nga gara.

Në garë kanë mbetur 5 kandidatë Denar Bina, Lefterije Luzi, Koli Bele, Anton Llesha dhe Rozeta Ivanova.

Seanca e Komisionit ka nisur me kandadatin Koli Bele i cili është pyetur nga përfaqësues të opozitës nëse ks bërë një donacion prej 100 mijë lekësh të reja për Partinë Socialiste. Bele e ka pranuar që vite më parë e ka bërë një donacion të tillë për Partinë Socialiste.

Ndërsa kandidati tjetër për këtë post Denar Bina është shprehur se nuk ka një platformë për të paraqitur përara Komisionit, pasi nuk është politikan të bëjë premtime. Bina ka shtuar se i ka të qarta detyrat e Kreut të KQZ.
 
Aplikimet për kreun e KQZ-së kanë përfunduar më 30 shtator, ndërsa Luzi kandidon për një mandat të dytë.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Punonjësi i dyqanit kapet në video duke vjedhur biletën fituese 1 milion dollarë të klientit në SHBA

Punonjësi i dyqanit kapet në video duke vjedhur biletën fituese 1 milion dollarë të klientit në SHBA