Gara për kreun e PD, anëtari i Këshillit Kombëtar në ‘Repolitix’: Proces i nxituar, po bëhet që Basha të vijë në krye sa më shpejt

Partia Demokratike do të mbajë garën për kreun e ri të Partisë Demokratike, proces që ka nxitur një tjetër ndarje mes grupit që i rezistoi Sali Berishës. Këshilli Kombëtar u mblodh sot dhe ngriti Komisionin Zgjedhor, ndonëse mbledhja u bojkotua edhe nga Gazment Bardhi e 16 deputetë të tjerë.

Anëtari i Këshillit Kombëtar, Përparim Çaça, i cili ishte nga ata që bojkoti mbledhjen, thotë se ky proces është i nxituar. Sipas tij, ky proces po bëhet sa më shpejt në mënyrë që Lulzim Basha të vendoset në krye të partisë, i cili sot shpalli edhe kandidaturën. Në këtë rrugë që po ndjek PD, Çaça thotë se nuk ka më bashkim.

“Proces që nuk i bën mirë PD. PD do jetë akoma më e përçarë. Vazhdon copëzimi i PD, nga pjesa e rithemelimit, kishte një pjesë tjetër që dukej sikur kishte një farë uniteti, tani kemi grupin parlamentar të PD. Nuk ka më bashkim. Duket që duhet të mbyllet një proces, që Basha të kthyet kryetar po bëhet sa më shpejt që të mbyllet kjo histori. Të jetë faktor Basha, për të bërë hesapet e veta dhe për të qenë faktor. Të dy këto copëz duket sikur mbajnë vetveten, edhe njëri-tjetrin. Proces i nxituar. PD do jetë grup më vete, nuk e di se ca do bëhet me Rithemelimin”, tha Çaça.

Ndërkohë, kreu i Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj thotë se Partia Demokratike nuk është më një forcë që mund të rrëzojë Edi Ramën nga pushteti.

"Më shumë se humbje kohe që të merremi me ata që pretendojnë se janë PD. thelbi është të merremi me opozitën. I kanë dhënë provat se jo vetëm nuk janë forcë opozitare për të rrëzuar qeverinë, por janë kthyer në forcë qesharake. I gjithë thelbi është se kush do jetë kryetar. Basha e Berisha u zunë se  e konsideronin partinë si pronë. Këta nuk janë parti.

PD e vulës ka pasur një mundësi të përfaqësonte ata njerëz që janë opozitarë të qartë por nuk pranojnë dot Berishën. Fakti që PD e vulë s’mori 8% të votave është se ka marrë të gjithë ata shqiptarë që janë opozitarë të vërtetë që s’kanë dashur Berishën dhe Metën", tha Topollaj.

Ish-deputeti Azgan Haklaj tha se i vjen mirë që Lulzim Basha kandidoi për kreun e PD-së.

“Bardhi është në shkeljeje statuti. Është bërë kreu i grupit të PD me statut, automatikisht është nënkryetari i PD. bardhi nuk është zgjedhur me votë, por me pëlqimin e të gjithëve.  Më vjen mirë që Basha shpall kandidaturën nga Mbretëria e Bashkuar”, tha Haklaj.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!