Gara për kreun e ri të PD
skema e manaxhimit të votës

Gara për kreun e ri të PD<br />skema e manaxhimit të votës
TIRANE - Demokratët sot në të gjithë vendin do të votojnë për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD sipas parimit “Një anëtar një votë”. Gara mes dy konkurrentëve rivalë për të pasuar kryeministrin Berisha për postin e kreut të PD, kreut të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha dhe ministrit në detyrë Sokol Olldashi do të fillojnë përballjen duke nisur nga ora 08.00 deri në orën 19.00. Në një njoftim të të bërë nga Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale thuhet se vendvotimet janë përcaktuar dhe anëtarësia informohet pranë çdo dege të PD në rrethe, apo çdo grup-seksioni në Tiranë.

Anëtarët e Këshillit Kombëtar dhe deputetët me banim në Tiranë votojnë në qendrën e votimit, në selinë e PD. Janë plot 39 qendra votimi, të cilat do të ngrihen në ambiente të bollshme në çdo qytet. Kjo për të lehtësuar votimin të gjithë të anëtarëve që jetojnë në zona të largëta. 7 qendra votimi do ngrihen në Qarkun e Tiranës. Këto zgjedhje, sipas vendimit të Kryesisë së PD do të funksionojnë njësoj si çdo proces zgjedhor që mbahet në vend.

Të gjitha votat e mbledhura nga 39 qendrat e votimit, do numërohën në Tiranë, pikërisht nga 7 anëtarët e komisionit të posaçëm të ngritur në PD. Ndërkohë që do të ketë vëzhgues nga të dy kandidatët pranë çdo qendre votimi si dhe në qendrën e numërimit në Pallatin e Kongresve, që do bëhet pa praninë e mediave. Burime brenda selisë blu saktësojnë se ashtu siç ka deklaruar Berisha, çdo kandidat do të ketë nga një anëtar në komision. Pavarësisht se përbërja nuk lë shumë dilema se cilët janë pro Bashës e cilët janë pro Olldashit.
 
KOMISIONI

Komisioni i ngritur pranë PD do të jetë një ‘indetikit’ i KQZ, që do udhëheqë gjithë procesin e votimit dhe të numërimit të votave për kandidatët konkurrues për postin e kryetarit të PD. Komisioni do funksionojë në selinë e PD. Ky komision përbëhet nga 7 anëtarë dhe dy ndihmës, që do të jenë anëtarë teknikë. Komisioni zgjedhor i PD do kryesohet nga sekretari i përgjithshëm kryeministrit, Gjergj Lezhja ndërsa anëtarë janë caktuar zëvendësministri i Arsimit, Halit Shamata, ish-deputetja Paulina Hoti, ish-kandidati për deputet dhe drejtor i Burgjeve Gazmend Dibra, nënkryetarja e PD Vlorë, Bahrije Isufi, drejtori i OST Arben Ibro, dhe Genti Minarolli.

Por i gjithë procesi i votimit do të asistohet nga dy anëtarët teknikë Florian Xhuti dhe Albert Avduli, zyrtarë të departamentit të organizimit në PD. Kjo zyrë ka përballuar procesin e regjistrimit dixhital të anëtarësisë së PD dhe ka gjithë peshën e administrimit të zgjedhjeve për liderin e ri të demokratëve. Sipas burimeve të PD do votojnë në 22 korrik më shumë se 100 mijë anëtarë të PD të regjistruar. Në votim do të marrin pjesë vetëm ata që janë të anëtarësuar para muajit maj, edhe pse kohët e fundit ka patur një dyndje të madhe në selinë blu për të shtuar anëtarësimet dhe për të votuar preferencën e tyre për kreun e PD.
 
ANKIMIMI
 
Nëse kandidatët për kreun e PD Basha dhe Olldashi do të kenë ankesa në lidhje me procesin e votimit që do bëhet me praninë e mediave dhe të numërimit pa praninë e mediave do të bëhet në Komisionin e Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të ngritur pranë PD. I cili në bashkëpunim me grupin statutor pranë PD si dhe zyrën e organizimit, në konsultë dhe me statutin e PD do të shqyrtojnë një nga një të gjitha pretendimet e kandidatëve për parregullsi në votim dhe numërim, nëse ato do të paraqiten nga kandidatët për kryetar të PD.
 
PROCEDURA E VOTIMIT DHE MENAXHIMI
 
■ Votimi për kreun e PD nis në orën 08.00 dhe përfundon më 19.00.
 
■ Votimi do të zhvillohet në 39 qendra votimi në të gjithë vendin.
 
■ Në Tiranë janë ngritur 7 qendra votimi.
 
■ Anëtarët e Këshillit Kombëtar dhe deputetët me banim në Tiranë, votojnë në qendrën e votimit, në selinë e PD.
 
■ Zgjedhjet do të menazhohen nga komisioni i zgjedhor i PD që përbët nga kryetari Gjergj Lezhja, anëtarët Halit Shamata, Paulina Hoti, Gazmend Dibra, Bahrije Isufi, Arben Ibro, dhe Genti Minarolli.
 
■ Procesi i votimit do të asistohet nga dy anëtarët teknikë Florian Xhuti dhe Albert Avduli.
 
■ Komisioni zgjedhor është vendosur në selinë e PD.
 
■ Votat do numërohen në Pallatin e Kongreseve pa praninë e mediave.
 
■ Do të ketë vëzhgues nga të dy kandidatët pranë çdo qendre votimi si dhe në qendrën e numërimit në Pallatin e Kongresve
 
■ Ankesat në lidhje me procesin e votimit që do bëhet me praninë e mediave dhe të numërimit pa praninë e mediave do të bëhet në Komisionin e Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të ngritur pranë PD.

Shkrimi u botua në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.07.2013
 
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat