TIRANE- Qeveria ka vendosur të hapë garën për dhënien e kredive të buta për familjet në nevojë. Ndërkohë që në vendimin e marrë parashikohet që bashkitë do të vendosin në listën e prioriteteve ato familje që kanë në përbërje të tyre, fëmijë me të meta.
Kriteret
Në mbështetje të ligjit, të drejtën për të marrë kredi sociale, e kanë ato familje që nuk kanë në pronësi një banesë apo në rastet kur zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit të përcaktuara për atë kategori sociale dhe ekonomike, ku bëjnë pjesë këto familje. Po ashtu të drejtën e përfitimit e kanë ato familje që kanë mbetur të pastreha, si rezultat i fatkeqësive natyrore. Si dhe ato familje që kanë të ardhura të pamjaftueshme. Ndërsa vendimi i marrë pak ditë më parë nga qeveria i hap dhe rrugën e aplikimeve në bashki. Aplikime që kishin mbetur pezull.
/Shqiptarja.com