Zhurmat shqetësuese dhe manovrat e rrezikshme në rrugën 'Migjeni' në Tiranë, kanë bërë që policia e Tiranës të procedojë penalisht 5 shoferë.

Me mjete pa uniforma, policia e Tiranës ka kryer kontrolle të befasishme të alternuara me qëllim identifikimin e mjeteve që ishin kthyer në shqetësim dhe rrezik serioz për banorët pranë rrugës “Migjeni”.

Sipas policisë nga kontrollet policore, janë konstatuar dhe proceduar 5 mjete të ndryshme për gara shpejtësie dhe zhurma shqetësuese, nga të cilat dy motomjete, njëri prej të cilëve shfaqet në pamjet e adresuara nga qytetarët nëpërmjet rrjeteve sociale duke bërë gara shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në orët e vona në rrugën “Migjeni”.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional.