Drejtuesi i automjetit penalizohet për shkeljen dhe i hiqet patenta. "Këtu lejohet me 40 km/h, ti je me 101, do të heq patentën", i drejtohet polici drejtuesit të automjetit. Ndërkohë s'kanë munguar as masat administrative në gjoba ku 83 masa janë marrë për parakalim të gabuar, 87 masa për përdorim celulari në timon dhe 59 drejtues motorcikleta të ndëshkuar për mungesë të kaskës mbrojtëse. Për tetë mjete të cilët qarkullonin dhe pse ishin të skeduar si shkelës me nga 3 gjoba të papaguara është marrë masa e bllokimit.
Masat e policisë Tiranë për 48 orë:
• 53 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave
• 23 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit
• 4 Leje drejtimi për drejtim mjeti në gjendje të dehur si edhe
• 11 Leje Drejtimi për shkelje të tjera të ndryshme.
• 4 drejtues mjetesh që drejtonin automjetet në gjendje të dehur apo tej mase të dehur, si dhe
• 2 drejtues mjetesh që drejtonin automjetet të pa patentë
• 42 masa për mos përdorimin e rripit të sigurimit.
• 83 masa për parakalim të gabuar
• 87 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit
• 12 masa për mos respektim të sinjalistikës së semaforit
• 59 masa për ata që qarkullojnë pa kaskë
• 269 për qëndrim të gabuar
• 452 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Janë bllokuar dhe 8 mjete për mos shlyerje të masave
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO











