Kjo garë është me origjinë nga Finlanda dhe mendohet se ndjell shpirtin e një banditi legjendar, Rosvo-Ronkainen, i cili detyronte ata që kërkonin t’i bashkoheshin bandës së tij të mbanin mes përmes pyllit nga një thes në kurriz.
Në versionin modern të tij në vend të thasëve mbahen gratë ndërsa përshkojnë të gjithë distancën duke ecur nëpër baltë, duke kaluar nëpër ujë dhe pengesa të shumta.
Sipas organizuesve shumica e grave janë vullnetare megjithatë çifti Wall dhe Christina Arsenault konkurrojnë në këtë garë që prej vitit 2010 dhe kanë dalë shpeshherë të dytët, por më në fund ishte rradha e tyre të shpalleshin kampion.
Wall shprehet se është ndjesi e mrekullueshme që më në fund, pas kaq tentativash, të shpallesh kampion. Çifti mori në shtëpi çmimin, një sasi birre të njëjtë me peshën e gruas, bashkë me një çmim monetar prej rreth 500 dollarësh.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)