Garancia e parë sovrane, zv/ guvernatorja Ahmetaj: Ka ankesa nga biznesi dhe bankat, po shikojmë mundësinë për ta ndyshuar

TIRANË- Garancia e parë sovrane nuk po jep rezultatet e pritshme, dhe duket se nuk po tërheq shumë bizneset për të aplikuar për këtë kredi. Zëvendësguvernatorja e Bankës se Shqipërise Natasha Ahmetaj në një lidhje skype për Report Tv, në emisionin Pa protokoll tha se ka ankesa nga bankat dhe bizneset për garancinë e parë sovrane dhe se po shikohet mundësia për të ndërhyrë në këtë vendim. Ahmetaj ka pranuar se disbursimi i kredisë është proshtë pritshmërive.

"Qeveria ka formatuar dy garanci sovrane për të mbështur biznesin. Tani është herët për të folur nëse kanë qenë të formatuar sicc duhet apo duhen ndryshuar. Ndërsa sa i takon shifrave janë 80 biznese që kanë përfituar, me disbursim 10 milionë euro, janë shifra të ulta në krahasim me pritshmërinë, të shohim se si do të ecin. Ne kemi bërë një takim me bankat dhe bizneset për të parë nëse ka paqartësi tek garancia e parë. Bankat dhe bizneset kanë bërë ankesat dhe po shohim mundësinë për ta rregulluar garancinë e parë edhe me Ministrinë e Financave" , tha zëvendësguvernatorja Ahmetaj.

 Sipas saj janë dy shtylla kryesore që duhen siguruar për të kapërcyer krizën lehtë.

"Të gjitha masat e marra si nga BSH ashyu edhe shteti. Kemi qenë të ndërgjegjshëm se kriza duhet ndarë. Dy gjëra duhen të sigurohen: Stabiliteti monetar financiar, që të mos rrezikojmë më pas. Kapacitetet prodhuese të biznesit, që të mos kemi falimente, apo vështirësi shumë serioze.  Për këto dy pika janë marrë edhe masat nga shteti dhe banka. Shteti ka siguruar pagën e luftës, likuiditet të bizneseve, si dhe duke iu dhënë kredinë. 
Banka qendrore proaktive ka shtuar likuiditetin, ka ulur koston për para në kredi, por ka stimuluar shtyrjen e kësteve të kredisë për më shumë se 3 muaj, që barra të mos mbetet tek biznesi. Ajo që ne themi, është që situata është shumë serioze që do të ketë probleme serioze, krizë e llojit të veccantë. Nuk është qëllimi jonë të themi se situata është serioze, përgjigjja jonë është që ta kapërcejmë. Ne kemi mundësinë që gjurmët e kësaj situate ti kapërcejmë në një periudhë të afërt nëse përdorim stimujt e duhur dhe në 2021 të kthehemi në ritëm pozitiv"
, tha Ahmetaj. 

Sipas saj ekspertët e Bankes së Shqipërisë presin rënie të ekonomisë me 6.1% këtë vit që kulmon në tremujorin e dytë të këtij viti, dhe në vitin 2021 ti kthehemi rritjes pozitive.

"Viti 2020 sipas ekspertëve tanë është me rënie ekonomike 6.1%, dhe rritje në 2021 me 4%. Ne nuk kemi menduar që pandemi do të kthehet në vjeshtë dhe në supozimin e bërë nga banka qendrore për ekonominë është duke parashikuar kapërcimin e situatës në 3 mujorin e dytë, ndërsa nëse pandemia do të kthehet në vjeshtë ne do të flasim për shifra të tjera", pohon ajo.

Numri dy i Bankës së Shqipërisë Natasha Ahmetaj pohon se ne fillim të vjeshtës mund të hidhet në qarkullim kartmonedha me prerje 10 mijë lekë. Ajo sqaron se procesi është vonuar disi për shkak të pandemisë pasi kompania e huaj që prodhon kartmonedhën ka ndërprerë punën, për pak kohë.

r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë