Me anë të një reagimi në rrjetet sociale ‘Pëllumbat e Postës’ thonë se për shkak të shkrese të KOKSH dhe kreut të saj Fidel Ylli, mjeti me të cilin transportojnë pëllumbat nuk është lejuar të dalë jashtë vendit përmes pikës kufitare të Qafë-Thanës. Kjo në një kohë kur sipas ‘pëllumbave të postës’ ato kryejnë aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare prej vitesh. Ato shtojnë se pëllumbat janë të vaksinuar sipas standarteve evropiane dhe se aktiviteti i tyre nuk ka qëllim tregtar, por vetëm sportiv.
“Shoqata PËLLUMBAT E POSTËS 2003 ka zhvilluar sportin e pëllumbave postar që prej vitit 2011 duke marrë pjeë në garat ndërkombëtare si në Mal të Zi, Kroaci, Bosnia-Hercegovinë dhe Serbi.
Ky aktivitet ka vazhduar normalisht deri me datën 04/05/2026 kur kamioni me 4500 pëllumba postier u bllokua në pikën doganore Qafë-Thanë. Prej një shkrese të dërguar nga presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar.
Nuk e kuptoj çfarë lidhje ka K.O.K.SH. me sportin e pëllumbave postar.
Ky sport ka organizatën e vet ndërkombëtare e cila është
“FEDERATA KOLOMBOFILE INTERNACIONALE”( F.C.I) ku shqipëria përfaqsohet nga “shoqata Pëllumbat e Postës 2003”
Është e pa qartë për ne se si një shoqatë e krijuar në 2025 e quajtur federata kolombofile shqiptare po mbështetet kaq fuqishëm nga K.O.SH. deri në pikën që të pengoj aktivitetin e shoqatës që ka sjellë dhe zhvilluar kët sport në Shqipëri prej shum vitesh. Ku edhe drejtusit e federatës kolombofile shqiptare kanë qenë lojtar në shoqatën pëllumbat e postës. Me gjithatë ne nuk kërkojmë që të pengojm as një grupim apo shoqatë tjetër. Sporti nuk është monopol.
Çdo grup apo shoqatë ka të drejtën e vet ligjore të ushtroj aktivitetin sportiv të tij.
Kërkesa jonë e vetme është që të mos të na pengojnë në zhvillimin e aktivitetit tonë sportiv.
Nëse ne e vazhdojmë aktivitetin tonë sportiv.
Çfar dëmi i shkaktojmë Komitetit Olimpik Shqiptar?
Ne kërkojm vetëm barazi dhe rrespekt ligjor për kontributin shum vjeçar dhe të drejt për ta vazhduar sportin që kemi ndërtuar me mund, sakrifica dhe një përkushtim të pa parë.
I falenderoj të gjitha medjet dhe gazetarët dhe cilin do që na përkrah në kët padrejtësi që po i bëhet “ Shoqatës PËLLUMBAT E POSTËS 2003,”-thuhet në reagim.
Në letrën që Fidel Ylli i ka dërguar atoriteteve të doganës thuhet se këtë të drejtë për të organizuar kampionate kombëtare dhe ndërkombëtare e ka ‘Federata Shqiptare e Kolombofilëve’ dhe jo shoqatar e “Pëllumbat e Postës 2003”

Komente











