Trajneri i ekipit të Romës, Garcia ka folur në prag të ndeshjes me ekipin e Juventusit duke motivuar ekipin e tij, që akoma nuk e ka provuar shijen e humbjes në kampionat.
“Unë përpiqem të reflektoj idetë e mija dhe shpresoj që ekipi të më ndjekë. Nuk jemi mundur ende dhe kemi mbrojtjen më të mirë. Dëshiroj të vazhdoj kështu edhe gjatë vitit 2014.
Juventusi po zhvillon një sezon rekordesh. Ne dëshirojmë të rikthehemi në Evropë dhe për momentin jemi brenda objektivave.
Është një ndeshje mes dy skuadrave të mëdha ku do të drejtojë një arbitër i madh. Do të fitojë më i miri.
Duhet të bëjmë lojën tonë dhe të jemi të bindur për atë që duhet të japim në fushën e lojës. Kjo lojë luhet 11 kundër 11 dhe ne do të japim maksimumin.
Përveç tifozëve të gjithë na shikojnë si inferiorë prandaj nuk kemi asgjë për të humbur nga kjo sfidë.
Kam shumë respekt për Conte, pasi është një njeri i aftë dhe i fortë. Juventusi është ndërtuar për të fituar kampionatin dhe Champions League” deklaron francezi Garcia.
Ndërsa trajneri i Juventusit, Conte shprehet se fjalët janë të kota në një sfidë të tillë, pasi fusha do të vendosë më të mirin.
“Kjo është një sfidë që vlen 3 pikë, ashtu si me Napolin, Interin apo Sasuolon. Në fushë do të zbresin dy skuadra që dëshirojnë të fitojnë.
Fjalët do të shumëzohen me zero kur të zbresim në fushë. Juventus dhe Roma kanë bërë një ecuri të njëjtë. Roma ka bërë më shumë investime në vitet e fundit, por vetëm tani po tenton të fitojë kampionatin.
Përsa i përket formacionit që do të zbres në fushë, në mendjen time duhet të vlerësoj tre futbollistë, Pirlo, Barzagli dhe Tevez.
Do t'i vlerësoj së bashku me stafin dhe më pas do të vendosim. Por jam i qetë sepse kam në dispozicion një grup futbollistësh shumë të mirë" deklaroi Conte.
/Shqiptarja.com