Garda, kontroll me qen
në Kuvendin e Shqipërisë

Garda, kontroll me qen <br />në Kuvendin e Shqipërisë
TIRANË – Deputetët e Kuvendit janë çuditur sot, kur pak minuta para se të niste seanca plenare kanë ndeshur në hyrje të sallës së seancave plenarë të Kuvendit një mënyrë të re kontrolli. E re, të paktën për ta. Oficerët e gardës së Republikës, mëngjesin e kësaj të enjte kanë patur me vete edhe një qen, i cili si rutinë përdoret për kontrolle sigurie, kryesisht për automjetet por edhe në rastet e ngjarjeve kriminale.
Fakti është publikuar nga deputeti socialist Taulant Balla, i cili edhe sot ka bërë reporterin në rrjetin social “Facebook”, duke publikuar edhe foton nga hyrja e Kuvendit.

“Prej kaq vitesh ne Kuvendin e Shqiperise nuk më kishte rënë rasti që të shikoja kontroll me qen dhe masa kaq të rrepta sigurie. Nuk e di çfarë halli ka sot Xhozefina që i paska kërkuar Gardës marrjen e masave të ketij niveli. Punonjësi i Gardës bashkë me qenin kontrollojnë në mënyrë të rreptë çdo makinë të televizioneve që do të ndjekin seancën”, shkruan Balla në profilin e tij.

Kontrolli vjen në një ditë me axhendë të ngjeshur në Kuvend.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Luna feston 2 mujorin e lindjes, Kiara publikon foton e ëmbël

Luna feston 2 mujorin e lindjes, Kiara publikon foton e ëmbël