Garda Revolucionare e Iranit
Një zyrtar i lartë i Gardës Revolucionare të Iranit ka paralajmëruar se nëse Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nuk ndalojnë sulmet, Irani do të kthejë goditjet ndaj “të gjitha qendrave ekonomike” në Lindjen e Mesme. “Po i themi armikut se nëse vendos të godasë qendrat tona kryesore, ne do të godasim të gjitha qendrat ekonomike në rajon,” tha gjenerali Ebrahim Jabbari, duke iu referuar sulmeve të vazhdueshme. Sipas tij, përshkallëzimi i konfliktit mund të çojë çmimin e naftës deri në 200 dollarë për fuçi.
Deklarata e tij shoqërohet edhe me paralajmërime të tjera për rritje të tensioneve dhe ndikim në tregjet energjetike, ndërsa konflikti mes Iranit, SHBA-së dhe Izraelit po përshkallëzohet në një luftë më të gjerë rajonale.
Lajmi kryesor:
Do zgjidhej pasuesi i Khameneit, SHBA dhe Izraeli bombardojnë mbledhjen e Asamblesë në Iran! Trump: Kemi shkatërruar kapacitetet ushtarake të Teheranit












