Gardelina, të gozhdohesh
brenda 900 faqeve roman

Gardelina, të gozhdohesh<br />brenda 900 faqeve roman
Mjafton ta kesh në dorë për të kuptuar interesin mbarëbotëror që ka ngjallur ky libër, që të imponon një lexim prej 900 faqesh, një libër që autores i janë dashur rreth dhjetë vjet për ta shkruar...

Gardelina, fitues i çmimit Pulitzer, është romani i tretë i autores Donna Tartt, edhe libri i parë pas 11 vjetësh nga botimi i fundit të saj. Në shkurt 2013, New York Observer lajmëroi se libri i tretë i shumëpritur i autores Donna Tartt, Gardelina, ishte vendosur të botohej në 22 tetor të 2013. Ai fitoi Cmimin Pulitzer për romanet më 2014.

Mjafton ta kesh në dorë për të kuptuar interesin mbarëbotëror që ka ngjallur ky libër, që të imponon një lexim prej 900 faqesh. Dhe, nëse kësaj i shtojmë faktin se autores i janë dashur rreth dhjetë vjet për ta shkruar, atëherë kuptohet pse ky roman, “Gardalina”, i ka paraprirë një suksesi të paralajmëruar.

Në faqet e tij rrjedh letërsia bashkëkohore amerikane dhe një pjesë e mirë e paraqitjes së artit europian, ku një fije e hollë fine bën të mundur lidhjen organike ndërmjet këtyre temave.
Personazhi kryesor Theodor Deker është edhe tregimtari i romanit, një adoleshent i Manhatanit, jashtëzakonisht i zgjuar dhe shumë i lidhur me të ëmën, një grua e kulturuar dhe e vetmuar, idhnak kundrejt të atit, një ish-aktor i Brodueit dhe i alkolizuar. Jeta e Theos tronditet gjatë një vizite në muze kushtuar artit flamand.

Pasi djali dhe e ëma kanë kundruar kryeveprën “Gardalina” të piktorit holandez Carel Fabritius, një bombë hedh në erë të gjithë pavionin e muzeut. Mamaja e tij nuk arrin të mbijetojë, por Theoja dhe “Gardalina”, ajo pikturë e vogël e çmuar, që në pak penelata përmbledh të gjitha dritëhijet e artit flamand, arrijnë të shpëtojnë.

Theoja, që sapo ka mbushur të trembëdhjetat, i mbijeton këtij atentati terrorist, që ia shkatërron jetën brenda një çasti. I gjendur i vetëm në mes të Nju-Jorkut, pa asnjë të afërm ose vend ku të qëndrojë, ai merret nën kujdestari nga familja e pasur e një shoku të shkollës. Në shtëpinë e re në Park Avenue, ai ndihet në siklet, i izoluar nga miqtë e vjetër dhe i sfilitur nga malli për të ëmën. Për këtë arsye kapet pas së vetmes gjë që ia sillte atij të ëmën më afër: Gardalinës, pikturës së vogël me bukuri unike, që në të ardhmen do bëjë të mundur që ai të depërtojë në mjediset e rrezikshme të kriminalitetit ndërkombëtar. Theoja rritet, bëhet burrë, dashurohet dhe ndërkohë mëson me lehtësi, në mjediset e dyqanit me mobilie antike ku punon, të jetë pjesë e salloneve më të shquara të qytetit. Ai lëviz me shkathtësi në sallonet me piktura të të pasurve dhe në labirintet e dyqanit ku punon, derisa një ditë gjendet i përfshirë në një lojë të rrezikshme në qendër të së cilës ishte pikërisht piktura e vogël “Gardalina”, që ndoshta simbolizon pafajësinë e humbur dhe bukurinë që, edhe vetme, mund ta shpëtojë botën.

Lidhjen ndërmjet Gardalinës dhe Theos do ta zbuloni duke u zhytur në leximin e këtij libri intrigues, një libër që lexohet me ngulm deri në faqen e fundit. Një roman i fuqishëm, kompleks, i shkruar me mjeshtëri me fuqinë që shpaloset pikërisht nën sytë tonë tamam si një kryevepër e artit flamand, që shfaq pjesë të vetes në bazë të pikës së këndvështrimit. Tregimtari i këtij libri të josh, të mallëngjen dhe të lëndon, është një nga ata zërat që do të vazhdojë të na flasë edhe pasi të kemi mbaruar librin.

Gardalina, është botuar në anglisht më 22 tetor 2013. Ai po botohet me shpejtësi i përkthyer në mbarë botën. Vlerësimi entuziast i bërë nga Neë York Times nenvizon ndër të tjera se “Zonja Tartt e ka vendosur Gardalinën e Fabritiusit në qendër të romanit të saj të lavdishëm dikensian, një roman që bashkon të gjitha talentet e saj të dukshme të tregimtarisë, në një roman të vetëm simfonik dhe ngazëllyes, duke i kujtuar lexuesit ndjesinë e këndshme të të qëndruarit zgjuar gjithë natën për ta lexuar”.
dona ttart


























Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 9 Nëntor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje