Gardianët e burgut po ndiqnin ndeshjen e Argjentinës në Botëror, i burgosuri arratiset dhe fillon tragjedinë (VIDEO)

Gardianët e burgut po ndiqnin ndeshjen e Argjentinës në Botëror, i burgosuri arratiset dhe fillon tragjedinë (VIDEO)

Momenti i arrestimit të Roberto Jose Carmona

Ngjarje në kufijtë e së pabesueshmes në Cordoba të Argjentinës. Vrasësi Roberto Jose Carmona u arratis nga banesa e së dashurës, aty ku vëzhgohej nga policia dhe gardianët pasi kishte marrë një leje speciale. Në banesën e së dashurës ishin disa gardianë burgu që detyrën kryesore e kishin për të vëzhguar një nga kriminelët famëkeq të Argjentinës, por ky i fundit gjeti momentin dhe u arratis për të nisur një tjetër tragjedi.

Në kohën kur luhej ndeshja gjysmëfinale e Botërorit mes Argjentinës dhe Kroacisë, gardianët humbën përqëndrimin pas aftësive të Lionel Messit dhe Carmona u arratis. Me pretekkstin se do duhej të shkonte në tualet, Roberto Carmona u arratis dhe rrëmbeu një makinë duke vrarë taksistin.

Pas dhënies së alarmit një numër i madh policësh u vunë pas tij dhe e arrestuan pas një aksidenti që vrasësi bëri me makinë.

Carmona u bë i njohur në provincën e Cordobës në janarin e vitit 1986 kur rrëmbeu, përdhunoi dhe vrau adoleshenten Gabriela Ceppi (16 vjeç). Më vonë, në burgun e lagjes San Martín në qytetin e Cordobës, ai vrau një të burgosur tjetër në vitin 1994. Pasi u transferua në burgun Resistencia (Chaco), vrau përsëri një të burgosur tjetër në 1997 dhe është i dënuar maksimalisht.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë