Përfundimi i ndeshjeve play-off për Kupën e Botës 2026 dhe miqësoreve të muajit mars ka sjellë lëvizje të reja në renditjen e FIFA, duke prekur edhe Shqipërinë e Kosovën.
Shqipëria ka pësuar një rënie me një pozicion, duke zbritur në vendin e 64-t në klasifikimin botëror. Humbjet ndaj Polonisë në play-off dhe Ukrainës në miqësore kanë ndikuar drejtpërdrejt në këtë rënie.
Në krahun tjetër, Kosova vijon të tregojë progres, duke u ngjitur në vendin e 78-të, pozicioni më i lartë në historinë e saj që nga pranimi në FIFA dhe UEFA (2016). Edhe pse u mposht në finalen e play-off-it nga Turqia, fitorja spektakolare 3-4 ndaj Sllovakisë në gjysmëfinale ka ndikuar ndjeshëm në këtë ngjitje.
Renditja e Shqipërisë
Ndërkohë, në majën e renditjes ka ndryshime të rëndësishme. Franca ka marrë vendin e parë pas triumfit 3-1 ndaj Kolumbisë, duke lënë pas Spanjën, e cila zbret në vendin e dytë. 'Top 5-shja' plotësohet nga Argjentina në vendin e tretë, e ndjekur nga Anglia dhe Portugalia, teksa më pas është Brazili.
Sa i përket Italisë, ajo është ngjitur në vendin e 12-të, duke fituar një pozicion, megjithëse mbetet jashtë dhjetëshes së parë pas eliminimit nga Bosnje Hercegovina në fazën play-off dhe mungesës për herën e tretë radhazi në fazën e grupeve të një Kupe Bote.
Dhjetë kombëtaret më të mira në botë
Komente








