TIRANE - Me një skemë joshjeje, e cila më pas kthehej në gjobvënie për personat e martuar, një ish-efektiv i gardës dhe një gardiane burgu kanë mundur të kërcënojnë biznesmenë të martuar në kryeqytet duke u marrë përmes shantazhit mijëra euro, apartamente dhe automjete. Por këtë të martë “misioni” i tyre është ndërprerë pasi kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës.
Dy të rinjtë Ermal Mrruku 28 vjeç, i cili më parë ka shërbyer si efektiv i Gardës dhe Klodiana Driza 28 vjeç, e cila punon si efektiv policie në burgun e Vaqarrit, kanë qenë nën vëzhgimin e policisë prej 2 javësh teksa kapja e tyre është bërë në kuadër të operacionit të koduar "Gjobvënësi" në zonën e njohur si Brraka pranë Prokurorisë së Tiranës.
Nga hetimet ka rezultuar se Ermal Mrruku ka përdorur si karrem Klodiana Drizën për të ndërhyrë tek persona të martuar dhe të krijonte lidhje me ta. Më pas ish-gardisti i shantazhonte me pretendimin se i kishin ngacmuar të dashurën e tij.
A1Report sjell pamjet e momentit ku policia ndërhyn për arrestimin e të rinjve, teksa në flagrancë personat e prangosur kërcënonin një person se nëse s'paguante paratë do t'i publikohej filmimi i realizuar në shoqërinë e Klodianës.
/Shqiptarja.com

VIDEO
gardisti: Lekë ose nxjerr videot">