Gardistët: Na kërcënojnë se
do të na pushojnë nga puna

Gardistët: Na kërcënojnë se<br />do të na pushojnë nga puna
TIRANE - “Kemi kërkuar dietat para se të udhëtonim, por na kanë kërkuar që të flemë në hotele, të hamë nëpër restorante me paratë tona dhe më pas faturat ti dorëzojmë pranë financës së Gardës së Republikës. Por, deri tani nuk na kanë dhënë asnjë kacidhe”. Nis kështu rrëfimi i gardistëve të cilët thonë për “Shqiptarja.com” se gjatë fushatës elektorale ata janë caktuar me detyra të ndryshme në zona të ndryshme të territorit shqiptar, me qëllim për të siguruar jetën e personaliteteve të larta shtetërore dhe institucionet e ndryshme.

Efektivët thonë se çdo shpenzim e kanë bërë nga buxheti i tyre familjar me qëllim për të kryer detyrat shtetërore. Tashmë kanë kaluar dy muaj nga zgjedhjet e 23 qershorit dhe atyre akoma nuk u janë dhënë dietat. Ata thonë për gazetën se kanë kërkuar shpjegime për këtë problem, por pretendojnë se janë pritur me brutalitetin e eprorëve të tyre, duke i kërcënuar edhe me largime nga puna, nëse do të ngrinin zërin për paratë. “Kemi frikë të flasim dhe të ngremë zërin sepse na kërcënojnë se do të na largojnë nga puna nëse do të ankoheshim.

Nuk mund të bëjmë as protestë për këtë problem sepse nuk e lejon ligji” rrëfen efektivi i gardës. “Tek financa na thonë që do ti marrim por nuk kanë lekë për momentin. E pamë që nuk ishte vetëm momenti sepse ne kemi dy muaj që nuk marrim as shpenzimet tona. Ne jemi rreth 1000 efektivë dhe pjesa më e madhe presim që të paktën të tërheqim paratë që kemi harxhuar gjatë fushatës elektorale” përfundon rrëfimin e tij efektivi i Gardës së Republikës.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 23.08.2013
 
Redaskai Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Macron: Do të angazhohem personalisht për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit! Ftoj popullin serb të zgjedhin paqen

Presidenti Macron: Do të angazhohem personalisht për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit! Ftoj popullin serb të zgjedhin paqen